unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  28 vjet nga sakrifica e shqiptarëve të Gostivarit dhe gjaku i derdhur në mbrojtje të flamurit Kombëtar
Share this...
28 vjet nga sakrifica e shqiptarëve të Gostivarit dhe gjaku i derdhur në mbrojtje të flamurit Kombëtar
9 Korrik 1997, ditë, datë, muaj dhe vit që nuk hiqen nga kujtesa e popullit shqiptarë të Gostivarit, por edhe më gjerë.
Qytetarët shqiptarë edhe pse u rrahën, u torturuan dhe u vranë, e ndërkaq Gostivari u godit dhe u shkel nga çizmja e policisë së Maqedonisë së atëhershme, megjithatë fal asaj sakrifice dhe gjakut të derdhur, flamuri Kombëtar Shqiptar valon lirshëm në Gostivar dhe trojet tjera në Maqedoninë e Veriut.
Nuk e harrojmë dhimbjen, sakrificën, nuk i harrojmë dëshmorët, ata që jetën e dhanë në mbrojtje të flamurit, me 9-të Korrik 1997.
Ta ruajmë flamurin 🇦🇱
Kujtojmë sakrificën dhe rezistencën e jashtëzakonshme!
Të mos e harrojmë 9 Korrikun!
Lavdi Dëshmorëve të Flamurit!
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
9 Korrik 2025

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share this...
Përktheje - Translate »
Scroll to Top