9 Korrik 1997, ditë, datë, muaj dhe vit që nuk hiqen nga kujtesa e popullit shqiptarë të Gostivarit, por edhe më gjerë.
Qytetarët shqiptarë edhe pse u rrahën, u torturuan dhe u vranë, e ndërkaq Gostivari u godit dhe u shkel nga çizmja e policisë së Maqedonisë së atëhershme, megjithatë fal asaj sakrifice dhe gjakut të derdhur, flamuri Kombëtar Shqiptar valon lirshëm në Gostivar dhe trojet tjera në Maqedoninë e Veriut.
Nuk e harrojmë dhimbjen, sakrificën, nuk i harrojmë dëshmorët, ata që jetën e dhanë në mbrojtje të flamurit, me 9-të Korrik 1997.
Ta ruajmë flamurin 
Kujtojmë sakrificën dhe rezistencën e jashtëzakonshme!
Të mos e harrojmë 9 Korrikun!
Lavdi Dëshmorëve të Flamurit!
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
9 Korrik 2025
