Deprecated: Creation of dynamic property PageLayer::$from_header_to_footer is deprecated in /home/unionigo/public_html/wp-content/plugins/pagelayer/main/template.php on line 1048
Informacion me rëndësi për parkimin zonal në Gostivar nga NP “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi”, Gostivar – Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Informacion me rëndësi për parkimin zonal në Gostivar nga NP “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi”, Gostivar
Share this...
Informacion me rëndësi për parkimin zonal në Gostivar nga NP “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi”, Gostivar
📢 Njoftim për mërgimtarët tanë: Mundësi të reja për parkim në qytetin e Gostivarit
Me qëllim të lehtësimit të komunikacionit gjatë sezonit veror, N.P. “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi” Gostivar njofton të gjithë mërgimtarët se ofrohen mundësi të ndryshme për shfrytëzimin e parkimit zonal, si në vijim:
🅿️ Opsionet për parkim zonal:
🔹 Përmes SMS porosive
📱 Numri: 144844
📨 Formati:
Zona (A11, A12, A13, A14, A15) (hapësirë) Targat e veturës (hapësirë) 1 ose 2 (orë parkimi)
➡️ Shembull: A11 GV1234AB 2
🔹 Bileta të parapaguara (me foto ilustruese në pikat e shitjes):
⏱️ Bileta një orëshe – 25 denarë
📅 Bileta njëjavore – 500 denarë
🗓️ Bileta dyjavore – 1000 denarë
📆 Bileta njëmujore – 2000 denarë
📍 Pikat e shitjes së biletave sipas zonave:
Zona A11:
Këmbimore Shpendi
Tuana Travel
Tobako City
Tobako Nin Sim
Këmbimore Manuk Group
Kompania e sigurimeve Fast Cars
Zona A12:
Këmbimore Ibo
Tobako B&B 2
Tobako Sefi Ris
Zona A13:
Market Joki Kompani
Babet Kom
Zona A14:
Tobako B&B
SHE-GA
Tobako USA
🏫 Parkim FALAS për mërgimtarët në ambientet e shkollave
Në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kryetarin Valbon Limani dhe shkollat e qytetit, janë vënë në dispozicion edhe vendparkimet e shkollave fillore dhe të mesme, të cilat mund të shfrytëzohen FALAS nga mërgimtarët.
ℹ️ Orari i punës – Parkimi Zonal
🕒 E hënë – E premte: 08:00 – 20:00
🕒 E shtunë: 08:00 – 14:00
⚠️ Kujdes!
Të gjitha veturat që nuk do të shfrytëzojnë asnjë nga mundësitë e lartpërmendura do t’u vendoset bllokator.
💰 Kostoja për largimin e bllokatorit: 600 denarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Share this...
Përktheje - Translate »