Nderi kthehet me Nder!
Në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, Nënkryetari i Unionit, Baftir Nuredini mori pjesë në natën e parë të festivalit "Future Open Air Festival", në Gostivar, sidomos për ta nderuar paraqitjen e pianistit gostivaras, Leutrim Alijit, njëherësh edhe pedagog i pianos në Cyrih të Zvicrës.
Për tre net radhë, me datë 17, 18 dhe 19 Korrik 2025, në amfiteatrin e qytetit në Gostivar, mbahet festivali "Future Open Air Festival", festivali i Muzikës Klasike, Jazz dhe Eksperimentale.
Festivali "Future Open Air Festival", organizohet nga Komuna e Gostivarit.
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Gostivar, me 17 Korrik 2025

