Të Nderuar bashkëfshatarë,
Të Nderuar Anëtar të Shoqatës,
Në emër të Shoqatës Rinia Turçan i Madh, dhe në emër të Kryesisë së Shoqatës ju shprehim falenderime të pakufishme për pjesëmarrjen,dhe përkrahjen tuaj në mbledhjen dhe darkën e përbashkët e organizuar nga Shoqata jonë në qendër të fshatit.
Pjesëmarrja dhe kontributi juaj janë frymëzimi jonë për të vazhduar më fuqishëm në realizimin e projekteve dhe ideve të përbashkëta në interes të fshatit dhe shoqëris në përgjithsi.
Bashkimi apo uniteti jonë i përbashkët dëshmon në rezultatet dhe qëllimet e arituara gjat këtyre viteve.
Me krenari,guxim dhe të bashkuar vazhdojm përpara.
Respekt dhe falenderime,
Shoqata Rinia Turçani i Madh.

