Informacion me rëndësi nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kroaci
Orari i punës i Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb është nga e hëna deri të premten, prej orës 08:30 deri në orën 16:30.
Seksioni Konsullor i Ambasadës punon me palët çdo ditë pune, përveç gjatë fundjavës dhe festave zyrtare, nga ora 10:00 deri në 13:00.
Këshillime telefonike për çështje konsullore mund të merren çdo ditë pune, nga ora 14:00 deri në 16:00, në numrat e telefonit: +385 14572812 dhe +385 916048000.
Për shkak të mbingarkesës së linjave telefonike, ju lutemi që pyetjet tuaja fillimisht t’i dërgoni në adresën e e-mailit zagreb@mfa.gov.mk, me qëllim që të merrni përgjigje të shpejta dhe të sakta.
Në situata urgjente, jashtë orarit të punës dhe gjatë fundjavës apo festave zyrtare, mund të kontaktoni Seksionin Konsullor të Ambasadës në Zagreb në telefonin e kujdestarisë: +385 916048000.
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
23 Gusht 2025
