Të nderuar vëllezër e motra gostivaras,
Me datë 1 Shtator 2025, në Vjenë, në Austrinë e Poshtme (Niederösterreich) dhe në Burgenland dhe me 8 Shtator 2025 në pjesët tjera të Austrisë fillon viti i ri shkollor 2025/2026.
Austria është ndër shtet e rralla që fëmijëve shqiptarë përveç mësimit të rregullt në gjermanisht, ua jep mundësinë që ta ndjekin edhe mësimin e gjuhës së parë, respektivisht gjuhën e familjes së vet, pra të gjuhës shqipe.
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ju inkurajon që t'i REGJISTRONI FËMIJËT tuaj për ta mësuar gjuhën shqipe në bankat shkollore krahas gjuhëve tjera.
Shfrytëzojeni këtë mundësi shumë të mirë dhe të artë!
1. Regjistroni fëmijën në formularin e bashkëngjitur
2. Dërgojani këtë informacion dhe këto formulare edhe ndonjë bashkëqytetari apo bashkëkombësi që edhe ai/ajo ta regjistrojeni fëmijën e tij/saj në gjuhën shqipe
Bëja dhuratë mësimin e gjuhës shqipe në shkollë fëmijës!
Formularët e regjistrimit mund t'i shkarkoni në linkun e mëposhtëm!
https://www.schule-mehrsprachig.at/.../Albanisch...
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
31 Gusht 2025
 
 
