Deprecated: Creation of dynamic property PageLayer::$from_header_to_footer is deprecated in /home/unionigo/public_html/wp-content/plugins/pagelayer/main/template.php on line 1048
Përgatitemi për manifestimin tradicional familjar Gostivari në Mërgim Feston 2025 – Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e shoqatave gostivarase  »  Përgatitemi për manifestimin tradicional familjar Gostivari në Mërgim Feston 2025
Share this...
Përgatitemi për manifestimin tradicional familjar Gostivari në Mërgim Feston 2025

Të dielën me 14.09.2025, në Regensdorf të Cyrihut, u mbajt mbledhja e radhës e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.


Manifestimi tradicional familjar Gostivari në Mërgim Feston, me rastin e festave kombëtare ditës së Alfabetit dhe ditës së Flamurit, do të mbahet me datë 22 me 22 Nëntor 2025, në Winterthur ishte tema kryesore e këtij takimi. 


Në hollësi u bisedua për organizimin sa më të mirë të manifestimit të përbashkët të bashkatdhetarëve tanë gostivaras që realizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim në bashkëpunim me shoqatat anëtare, për herë të dytë me radhë. 


U sollën vendime në të mirën e përgjithshme të bashkatdhetarëve dhe bashkëqytetarëve tanë, duke i dëgjuar idetë, propozimet, vërejtjet apo kritikat, si dhe mendimet e secilit anëtar të Unionit.


U ndanë detyra për secilin nga anëtarët e kryesisë dhe u raportua për përgatitjet e deritanishme, për punën si dhe angazhimet që na presin deri në Manifestim. Gëzon fakti që nga organizimi në organizim, dalin vullnetarë të rinj të cilët dëshirojnë që të kontribuojnë në organizimet e Unionit.  


Edhe këtë vit, kënga shqipe do të jehonë me artistët tonë gostivaras, me këngët e bukura kushtuar festave kombëtare ditës së shkronjave dhe të flamurit, ndërkaq vallet më të mira do t’i sjellin valltarët e Ansamblit Trojet nga Winterthur-i. 


Nga tani i ftojmë bashkëqytetarët tanë të vijnë për t’i festuar bashkë.


Gjithashtu, në mbledhje nuk munguan edhe temat tjera të rëndësishme, si aktivitete dhe ngjarje tjera që do të organizohen në të ardhmen, me theks të veçantë të promovimit dhe shtytjes së gjeneratave të reja, pastaj edhe të promovimit të punës dhe angazhimit të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, si dhe krijimit të kanaleve tjera të informimit sa më gjithëpërfshirës të qytetarëve tanë. 


Në fund, e falënderojmë bashkëqytetarin tonë, pronarin e Klubit Vardari në Regensdorf, Naxhi Mustafin që na e mundësoi që ta realizojmë mbledhjen në hapësirat e lokalit të tij.


Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim


Regensdorf, me 14 Shtator 2025 


Share this...
Përktheje - Translate »