Përshëndetje anëtarë të Shoqatës Humanitare të Fshatit Patalisht, bashkëfshatarë dhe donatorë
Dëshirojmë t’ju informojmë lidhur me projektin e përfunduar gjatë verës 2025 në Fshatin Patalisht te “Gurra”.
Shoqata jonë ishte iniciatore e këtij projekti, por falë anëtarëve, bashkëfshatarëve dhe donatorëve që u angazhuan me vullnet të madh, si financiarisht ashtu edhe fizikisht, ky projekt u bë realitet.
Si kryesi dhe drejtues të këtij projekti, ju njoftojmë se kostoja totale ishte 28’407 euro, prej të cilave 2’120 euro u siguruan nga donatorë nga fshatrat tjerë.
Shuma e grumbulluar dhe burimet e financimit
• Shoqata me anëtarët: 11’750 franga dhe 1’550 euro
• Bashkëfshatarët dhe diaspora: 4’300 franga, 5’500 euro, 250 dollarë amerikanë dhe 1’000 denarë.
• Nga fshatrat tjerë: 1’200 franga dhe 750 euro
Donatorët dhe kontributet e tyre
• Shenazi Tahiri nga fshati Tërnov: 7 metra kub beton (525 euro)
• Im Betoni nga Tërnov: 5 kub beton (375 euro)
• MikroGraulat (GENI) nga Sërmnov: 4 kamionë zhavorr (400 euro)
• Nafis Bajrami nga Patalishti: 500 euro për ndërtimin e urave
Puna e realizuar falë kontributit fizik
• Gjilvezi Arifi
• Luan Azizi
• Miratip Alili
• Lirim Sulejmani
• Emerli Asani
• Shemdi Sulejmani-kontribuoi me ndërtimin e rrethimit të murit poshtë përroit
• Bashkim Osmani – kontribuoi me rrafshimin e betonit të pushimores
• Tahir, Mahir dhe Sherif Ramadani – kontribuan me makineri
• Shenazi Alili dhe Fatmir Neziri – kontribuan me një kamion zhavorr
Kjo është shuma dhe angazhimi i bërë për financimin dhe realizimin e pushimores.
Si kryesi dhe drejtues të projektit, ju falënderojmë të gjithëve për përkrahjen, angazhimin dhe besimin që patët ndaj nesh. Ky ishte një projekt i madh dhe me rëndësi, i cili tani është realizuar me sukses.
Për më shumë informata, gjithçka do të prezantohet në mbledhjen e ardhshme të shoqatës, ku jeni të ftuar të merrni pjesë të gjithë bashkëfshatarët.
Me respekt,
Kryesia dhe Kryetari i Shoqatës Humanitare Patalisht
Naxhi Mustafi
