Një javë më parë, disa vendbanime të Komunës së Gostivarit u përfshinë nga vërshimet që shkaktuan dëme dhe pasojat e mëdha.
Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim shpreh solidarizimin me familjet dhe banorët e vendbanimeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
Si një nga vendbanimet më të prekura dhe me më shumë dëme të vlerësuara, është fshati Forinë.
Të vetëdijshëm se vetëm të bashkuar, duke i qëndruar pranë dhe duke e ndihmuar njëri-tjetrin, mund t’i kalojmë sfidat dhe vështirësitë, u bëjmë thirrje të gjithëve bamirësve gostivaras dhe më gjerë që, tu dalin në ndihmë familjeve të dëmtuara nga vërshimet në komunën e Gostivarit, e ndërkaq në rastin e fshatit Forinë, kontributin dhe kontaktin tuaj ta bëni nëpërmjet Shoqata Humanitare Forina - Zvicer, e cila në koordinim me Bashkësinë Lokale do të angazhohet, të vlerësojë mundësitë konkrete për të ndihmuar rikthimin e situatës ne normalitet si dhe do të jenë pranë familjeve në nevojë që kanë pësuar dëme.
Në kohë të tilla, solidariteti dhe bashkimi janë forca jonë më e madhe.
Në shenjë përkrahje dhe solidarizimi!
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
24 Shkurt 2026
