STATUTI i
Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
SHQIP Statuti zyrtar i Unionit të Shoqatave Shqiptare te Gostivarit ne Mergim
Gjermanisht -DEUTSCH Die offizielle Satzung der Union albanischer Verbände von Gostivar im Ausland (Diaspora)
STATUTI i
Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim – Union der Albanische Verbände von Gostivar im Diaspora
1. Dispozita të përgjithshme
1.1 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim lindi nga nisma dhe vullneti për unifikimin e mërgatës gostivarase, në takimin e 05.02.2023 në Regensdorf (CH) dhe turneun e parë në futboll të vogël me shoqatat e Gostivarit në Mërgim, të mbajtur me 27.01.2024, në Weinfelden (CH).
1.2 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është organizim gjithëpërfshirës i gostivarase që jetojnë në Mërgim, në veçanti në Zvicër.
1.3 Ky Union është vetëm për unifikimin dhe bashkimin e mërgatës gostivarase dhe në asnjë formë ose mënyrë nuk bëhet kundër shoqatave ekzistuese të mërgatës gostivarase.
1.4 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është themeluar që t’i bashkoj, përkrah, ndihmoj, mbështes, zhvilloj mërgatën gostivarase në të gjitha format dhe mundësitë e mundshme.
1.5 Një ose më shumë shoqata gostivarase në Mërgim, qoftë edhe anëtare të Unionit, mund të bëjnë aktivitet apo punë të përbashkët jashtë Unionit, por ky aktivitetet lejohet të bëhet vetëm në emër të vet shoqatës apo shoqatave pjesëmarrëse në aktivitet dhe ato nuk e përfaqësojnë Unionin dhe shoqatat tjera gostivarase në përgjithësi.
1.6 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim mund t’i përkrah financiarisht shoqatat gostivarase në Mërgim (shoqatat anëtare), në mënyrë të barabartë.
1.7 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është emri i Unionit.
1.8 Unioni ka statutin, logon dhe vulën e vet, nuk përjashtohet ta ketë edhe flamurin e vet.
1.9 Unioni ka festën e vet, që është 27 janari – dita kur për herë të parë u organizua bashkë mërgata gostivarase në turneun, Kupa e Gostivarit në Mërgim.
1.10 Unioni ka llogarinë e saj bankare.
1.11 Adresa e Unionit është në adresën kryetarit të Unionit, deri në momentin që Unioni do të ketë lokalin/hapësirën e vet të përhershme, ku do të mund të regjistroj adresën Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
1.12 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është themeluar në kohëzgjatje të pacaktuar.
2. Qëllimi
2.1 Qëllimi i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është ruajtja, zhvillimi dhe avancimi i gjuhës, kulturës, traditës dhe vlerave kombëtare shqiptare të mërgatës së Gostivarit nga Maqedonia e Veriut, të cilët banojnë në Mërgim, në veçanti në Zvicër.
2.2 Integrimi dhe bashkimi i mërgatës gostivarase, në veçanti të anëtarëve të Unionit në vendet ku jetojnë në Mërgim, e cila do të arrihet përmes promovimit të aktiviteteve kulturore, sportive, edukative dhe tjera, në përputhje me statutin e Unionit.
2.3 Bashkëpunimi me organizatat qeveritare dhe joqeveritare si dhe institucionet qeveritare në Zvicër, vendet tjera ku jeton mërgata gostivarase dhe në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht me autoritetet lokale të komunës së Gostivarit në kryerjen e aktiviteteve dhe projekteve të dobishme për mërgatën gostivarase dhe vet Gostivarin.
2.4 Unioni nuk është organizatë politike, por në rast se cenohen të drejtat legjitime të kombit shqiptar, në veçanti të Gostivarit tonë, ka të drejtë të ngre zërin dhe të përkrahë kauzën e përgjithshme kombëtare me mjete të lejueshme legjitime dhe demokratike.
2.5 Bashkëpunimi, bashkëveprimi, partneriteti, marrëdhënia dhe lidhja e ndërsjellë me shoqatat e mërgimtarëve të Gostivarit që ndjekin qëllime të ngjashme.
2.6 Mbështetja e aktiviteteve të interesit të përgjithshëm të mërgatës gostivarase dhe të Gostivarit, sidomos të aktiviteteve shkencore, arsimore, kulturore, sportive etj, si p.sh. tribuna letrare dhe kulturore, panaire tregtare, simpoziume shkencore, mbështetje të studentëve dhe turnirëve sportive etj.
3. Organet e Unionit –
Organet e Unionit janë:
3.1 Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit
3.2 Kryesia e Unionit
3.3 Organi mbikëqyrës
4. Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit
4.1 Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit - shkurtimisht KPU është organi më i lartë i Unionit.
4.2 Me Kuvendin udhëheq Kryesuesi/Kryesuesja (Sekretari i Unionit).
4.3 Kryesuesi/kryesuesja e Kuvendit kryen detyrat që përcaktohen më poshtë.
4.4 Mandati i kryesuesit është 2 vjeçar.
4.5 Kryesuesi/kryesuesja nuk e përfaqësojnë në asnjë formë dhe mënyrë Unionin.
4.6 Kryesuesi i KPU-së udhëheq me mbledhjen apo mbledhjet e Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit.
4.7 Mbledhja e rregullt e Unionit zhvillohet më së paku një herë në vit, pasi thirret nga kryesuesi i Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit.
4.8 Mbledhja e jashtëzakonshme e Unionit zhvillohet me kërkesë të kryesuesit të Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit ose me kërkesë të një të pestës së anëtarëve.
4.9 Mbledhja e KPU-së thirret nga kryesuesi i KPU-së, të paktën 20 ditë përpara datës së caktimit të mbledhjes.
4.10 Çdo Anëtar/e i/e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është Kuvendar/Kuvendare në Kuvendin e Përgjithshëm të Unionit dhe ka të drejtën e votës në Kuvend.
4.11 Çdo Përfaqësues/se i/e shoqatave gostivarase në Mërgim Anëtar/e e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është Kuvendar/Kuvendare në Kuvendin e Përgjithshëm të Unionit dhe ka të drejtë vote në Kuvendin e Përgjithshëm të Unionit.
4.12 Vendimet në Kuvendin e Përgjithshëm merren me shumicë të thjeshtë të kuvendarëve të pranishëm. Nëse ndodh të ketë votat të barabarta, votën vendimtare e jep kryesuesi/kryesuesja i KPU-së.
4.13 Në të gjitha pikat e lartpërmendura, në rast të mungesës së kryesuesit të KPU-së për arsye të ndryshme me njoftim paraprak, ai/ajo cakton zëvendësi/zëvendësja e saj, i cili duhet të jetë një nga anëtarët e kryesisë së ngushtë të Unionit.
4.14 Kuvendi Unionit i ka këto detyra të pa transferueshme:
4.14.1 Pranimi dhe përjashtimi i anëtarëve të Unionit.
4.14.2 Zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të kryesisë së ngushtë të Unionit.
4.14.3 Me vota nga numri i përgjithshëm i anëtarëve dhe përfaqësuesve të autorizuar të shoqatave të pranishëm, zgjidhet kryesia e ngushtë e Unionit dhe ndahen detyrat për të zgjedhurit (caktohen pozitat).
4.14.4 Përcaktimi dhe ndryshimi i statutit. Për ndryshim të statutit duhet të ketë shumicën e votave të anëtarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të pranishëm në Mbledhje.
4.14.5 Shqyrtimi dhe miratimi i programit vjetor të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
4.14.6 Shqyrtimi dhe miratimi i programeve vjetore të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim duhet afat të fundit e kanë datën e fundit të vitit.
4.14.7 Pranimi, shqyrtimi, miratimi i raporteve të punës dhe raportit financiar vjetor të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
4.14.8 Miratimi i buxhetit vjetor të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
4.14.9 KPU-ja shqyrton, miraton ose refuzon projektet, përkrahjet, iniciativat të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, që janë të vlerës mbi 5000 mijë franga, me fjalë (pesë mijë franga).
4.14.10Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor të organit mbikëqyrës të Unionit.
4.14.11Kuvendi i Përgjithshëm të Unionit ka të drejtën të pranoj dhe anuloj çdo Vendim, aktivitet, punë, projekt apo iniciativë të organeve tjera të Unionit nën KPU-në, që janë në Pajtim apo Kundërshtim me dispozitat dhe qëllimet e Unionit.
5. KRYESIA e Unionit (kryesia e ngushtë)
5.1 Kryesia përbëhet nga të paktën 7 anëtarë.
5.2 Pozitat në kryesinë e ngushtë janë, Kryetari, Nënkryetari, Sekretari, Arkëtari dhe 3 anëtarët e kryesisë.
5.3 Kryesia dhe anëtarët e kryesisë së Unionit zgjidhen nga mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit, për një mandat dy vjeçar.
5.4 Rizgjedhja është e mundshme edhe për një mandat të ri dy vjeçar, mandat vijues ose në një periudhë tjetër kohore.
5.5 Në kryesinë e ngushtë të Unionit mund të zgjidhet dhe rizgjidhet çdo anëtar/e i/e rregullt e Unionit.
5.6 Në kryesinë e ngushtë të Unionit mund të zgjidhen dhe rizgjidhen edhe përfaqësuesit shoqatave gostivarase në Mërgim që janë anëtare të Unionit.
5.7 Në kryesinë e ngushtë nuk mund të zgjidhen udhëheqës dhe anëtarë nga i njëjti vendbanim apo shoqatë.
5.8 Anëtari/anëtarja e kryesisë së ngushtë të unionit (cilindo pozitë që mban) që nuk është aktiv dhe që nuk merr pjesë në më së paku dy mbledhje më radhë pa asnjë arsye dhe pa asnjë informim paraprak, kryesia mund të ndërmarr masa me pezullim të aktivitetit të tij/saj, të kërkoj nga KPU-ja që në mbledhje të rregullt ose të jashtëzakonshme, ta shkarkoj të njëjtin/njëjtën dhe në vend të tij/saj, të zgjedh anëtar/e tjetër.
5.9 Kryesia e ngushtë e udhëheq dhe prezanton unionin në aktivitetin e përditshëm dhe gjithashtu e përfaqëson dhe prezanton unionin gjithandej.
5.10 Kryetari i Unionit përcakton autorizimet nënshkruese të anëtarëve të saj.
5.11 Përveç mbledhjeve/takimeve fizike, për shkak të kursimit të kohës, mbledhjet mund të realizohen edhe online (Online-Meeting) dhe vendimet nga këto mbledhje do të jenë të vlefshme.
5.12 Kryesia a Unionit e përgatit programin vjetor dhe e dërgon për mendim dhe miratim në KPU.
5.13 Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim mund të shqyrton, miraton ose refuzon projektet, përkrahjet, iniciativat që janë të vlerës nga 1 e deri me 5000 mijë franga (pesë mirë franga), pa pasur nevojë për mendim ose miratim nga KPU-ja.
5.14 Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për çdo vendim për participim, pjesëmarrje, bashkëpunim ose të ngjashme me institucione, shoqata ose organizata jashtë mërgatës së Gostivarit dhe jashtë Gostivarit, duhet ta merr pëlqimin dhe miratimin e Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit.
6. Këshilli mbikëqyrës
6.1 Këshilli mbikëqyrës përbëhet nga dy përfaqësues të shoqatave gostivarase anëtare të Unionit dhe një nga Kryesia e Unionit.
6.2 Mandati i anëtarëve këshillit mbikëqyrës, gjithashtu është dy vjeçar.
6.3 Mandati i anëtarëve të këshillit mbikëqyrës fillon dhe mbaron me mandatin e kryesisë së Unionit.
6.4 Rizgjedhja është e mundur, gjithashtu, për një mandat dy vjeçar.
6.5 Këshilli mbikëqyrës kontrollon llogarinë e Unionit dhe lëvizjet financiare nga llogaria e unionit, të paktën një herë në vit kryen Kontroll të detajuar.
6.6 Këshilli mbikëqyrës përgatit Raport të cilën e dorëzon për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Përgjithshëm të Unionit.
7. Anëtarësia
7.1 Anëtarësimi në Unionin e Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është i hapur për të gjithë personat fizik, mërgimtar/mërgimtare me origjinë nga komuna e Gostivarit (Maqedonia e Veriut) të cilët nuk janë të anëtar/e të asnjë shoqatë tjetër ekzistuese gostivarase në Mërgim.
7.2 Nëse një mërgimtar/mërgimtare gostivaras/gostivarase është anëtar/e e një shoqate tjetër gostivarase, ai/ajo me vet dëshirë mund të bëhet Anëtar/Anëtare e Unionit i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
7.3 Anëtari i Unionit (anëtari i thjeshtë/mërgimtari gostivarase që nuk është përfaqësues i ndonjë shoqate anëtare të Unionit) nuk përfaqëson asnjë shoqate ose vendbanim, përveç përfaqësimit të tij personal dhe të Unionit në rast të zgjedhjes në detyrë të caktuar.
7.4 Anëtarësimi në Unionin e Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim është i hapur për të gjithë shoqatat e mërgimtarëve gostivaras të cilët jetojnë në Mërgim dhe të cilët mbështesin qëllimin e Unionit.
7.5 Secila shoqatë gostivarase në Mërgim që dëshiron të bëhet pjesë Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, nga momenti i anëtarësimit është dhe bëhet e barabartë me cilëndo shoqatë tjetër gostivarase në të gjitha format dhe nivelet.
7.6 Secila shoqatë gostivarase që bëhet pjesë e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, përfaqësohet vetëm me një anëtar/e, të cilin/en paraprakisht e cakton, zëvendëson ose largon vet shoqata gostivarase, me njoftim te Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit.
7.7 Anëtari/anëtarja e shoqatës gostivarase, në Kuvendin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim apo në mbledhjet e kryesisë së ngushtë të Unionit paraqet mendimin, qëndrimin e shoqatës që e ka caktuar dhe assesi mendim dhe qëndrim personal.
7.8 Shoqatat gostivarase në Mërgim që janë anëtare të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, nuk janë të obliguara domosdoshmërish gjithmonë të jenë pjesë e aktiviteteve, projekteve, nismave të përbashkëta të Unionit të Shoqatave të Gostivarit në Mërgim.
7.9 Nëse një shoqatë merr pjesë në aktivitet, projektet, nismat e përbashkëta të Unionit të Shoqatave të Gostivarit në Mërgim, atëherë shoqata do të merr obligime dhe përfitime të njëjta me shoqatat tjera pjesëmarrës në aktivitet. Pjesë e barabartë e obligimeve dhe përfitimeve llogaritet edhe Unioni.
7.10 Respektohet e drejta e gjithsecilit anëtarë/anëtare, përfaqësues/përfaqësuese të Unionit që të ushtroj veprimtari, të ketë angazhim apo përfshirje në çfarëdo aktivitet jashtë Unionit. Ndalohet rreptësishtë imponimi, përfshirja apo ndikimi nga ato në Union.
7.11 Aplikimi/et për anëtarësim nga pikat 7.1, 7.2 dhe 7.3 duhet t'i drejtohet/en Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit.
7.12 Për anëtarësimet nga pikat 7.1, 7.2, 7.3 dhe 7.4 vendos Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit.
7.13 Ç ‘lajmërimi/largimi si Anëtar/Anëtare nga Unioni, bëhet përmes dorëheqjes dhe njoftimit me shkrim, përjashtimit ose vdekjes.
7.14 Largimi nga shoqata është e mundur në çdo kohë, pa dhënë arsye.
7.15 Letra e dorëheqjes duhet të dërgohet te Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit, të paktën 20-të ditë para mbledhjes së parë të rregullt të KPU-së.
7.16 Anëtari i Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit (personi fizik) ka të drejtë të propozojë debat për çështje, dukuri etj, që janë me rëndësi të mërgatës gostivarase.
8. Përgjegjësia
Për borxhet e shoqatës përgjegjëse janë vetëm asetet e Unionit. Përjashtohet një përgjegjësi personale e anëtarëve.
9. Mjetet e Unionit
Për ta ushtruar veprimtarinë e saj, Unioni disponon me mjetet e mëposhtme:
- Donacione nga ana e anëtarëve
- Dhurata dhe trashëgimi
- Subvencione nga autoritetet publike
- Të ardhura nga marrëveshjet e shërbimeve
- Të ardhura nga aktivitetet e shoqatës dhe nga organizimet vetanake
10. Dispozitat përfundimtare
10.1 Njoftimet
10.2 Shpërbërja
10.3 Hyrja në fuqi
Njoftimet
Njoftimet për anëtarët bëhen me letër ose E-mail ose nëpërmjet grupit/grupeve zyrtare të komunikimit (si p.sh Whatsapp, Facebook etj.)
Shpërndarja
Shpërndarja e Unionit vendoset në mbledhje të Kuvendit të Përgjithshëm të Unionit. Për shpërndarjen e Unionit nevojitet shumica e votave të dy të tretave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
Hyrja në fuqi
Ndryshimi i statut u miratua në mbledhjen e mbajtur me 01.06.2024, në Cyrih dhe ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë nga momenti i miratimit.
Me hyrjen në fuqi të këtij statuti, pushon të vlejë Statuti i Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, i datës 22.12.2023.
Shkurtesa:
KPU - Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit
Fjalët Unioni ose Unionit nënkuptojnë me Unionin e Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Kryetar i Unionit
Kasam Selimi