Categories:

KUPA E GOSTIVARIT NË MËRGIM

Të dashur mërgimtarë gostivaras,

me kënaqësi Ju informojmë se, Ne grupi nismëtar për themelimin e Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, tashmë zyrtarisht kemi vendosur që me datë 27.01.2024, ta organizojmë turneun e parë në futboll të vogël.

Turneu do të zhvillohet vetëm me shoqatat e vendbanimeve të Gostivarit që veprojnë në Mërgim.

Duke e ditur se pjesa më e madhe e mërgatës gostivarase dhe e shoqatave jetojnë dhe funksionojnë në Zvicrën lindore, vendosëm që turneun ta mbajmë në palestrën sportive – Sportanlagen Güttingersreuti, në Weinfelden të kantonit të Thurgau-t, në Zvicër.

Informata më të hollësishme, do të pasojnë ditëve në vazhdim.

I ftojmë për bashkëveprim dhe përkrahje të gjithë mërgimtarët gostivaras.

Me respekt,

Grupi nismëtar për themelimin e Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari në Zvicër

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Shoqata Humanitare Forina – Zvicër publikon kuartalin e 1-r të anëtarësisë për vitin 2026
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q1 prej 01.01.2026
publikuar nga
Shoqata Rinia Reçanit: Në shenjë mirënjohje vizituam mësuesin Dilaver Kasamin
Sot, në shenjë mirënjohje vizituam mësuesin Dilaver Kasami, duke i
publikuar nga
Shoqata Tërnova: Punimet në rrugën drejt varrezave po i afrohen fundit
Punimet në rrugën drejt varrezave po i afrohen fundit. Aktualisht
publikuar nga