Deprecated: Creation of dynamic property PageLayer::$from_header_to_footer is deprecated in /home/unionigo/public_html/wp-content/plugins/pagelayer/main/template.php on line 1048
REAGIM kundër peticionit të Këshillit Kombëtar Maqedonas në Zvicër “Për kthimin e ambasadës maqedonase, maqedonasve” – Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  REAGIM kundër peticionit të Këshillit Kombëtar Maqedonas në Zvicër “Për kthimin e ambasadës maqedonase, maqedonasve”
Share this...
REAGIM kundër peticionit të Këshillit Kombëtar Maqedonas në Zvicër “Për kthimin e ambasadës maqedonase, maqedonasve”
REAGIM kundër peticionit të Këshillit Kombëtar Maqedonas në Zvicër “Për kthimin e ambasadës maqedonase, maqedonasve” Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim reagon dhe shpreh keqardhjen ndaj peticionit të nisur nga Këshilli Kombëtar Maqedonas në Zvicër “Për kthimin e ambasadës maqedonase, maqedonasve” Peticioni i Këshillit Kombëtar Maqedonas është një Peticion i gabuar, një nismë diskriminues ndaj neve shqiptarëve, me një qëllim shumë të keq, që Ambasada – Institucion që u takon gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut “tu kthehet maqedonasve”, vetëm një pjese të popullatës së RMV-së. Ne shqiptarët nuk e kemi marr ambasadën për tua kthyer maqedonasve, është aty, në të njëjtin vend, duhet të jetë e gjithëve dhe për të gjithë njësoj, është edhe e jona. Shqiptarët duan ta marrin vetëm hisen që u takon, e nga ana tjetër maqedonasit përveç se janë të mësuar të marrin gjithçka nga shteti dhe madje edhe na hisja e shqiptarëve, gjithashtu ata mendojnë dhe veprojnë në drejtim të mbajtjes së kontrollit në shtet dhe tu japin shqiptarëve as sa duan ata, maqedonasit. Ndalni me këtë mendësi, kuptojeni se Maqedonia e Veriut është shtet edhe i shqiptarëve! Të gjitha gjërat çfarë maqedonasit i kërkojnë në peticionin e tyre, të gjitha i kanë, duke nisur nga përdorimi i gjuhës maqedonase në të shkruar dhe në të folur, flamurit, bashkëpunimit të shtetit me shoqatat dhe organizatat maqedonase dhe udhëheqjen e ambasadës (që për gjithçka urdhrat vijnë nga Shkupi), ndërkaq kërkesa kryesore e peticionit në prapavijë në fakt është që edhe ata pak shqiptarë që janë të angazhuar në Ambasadë, të mos jenë aty, të mos komunikojnë në gjuhën shqipe, që shërbimi dhe komunikimi me qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të bëhet vetëm në gjuhën maqedonase. Gjuhën shqipe dhe komunikimin në gjuhën amë, askush nuk mund të na ndaloj. Vetëm një shembull për ta “rrëzuar peticionin” qëllimkeq është se qytetari/ja shqiptar/e të Maqedonisë së Veriut për lindjen e fëmijës, për ta autorizuar familjarin shqiptar që ta bëje regjistrimin në vendlindje, duhet të nënshkruaje në një Autorizim që është vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo tregon qartë se nëse është për të kërkuar, janë shqiptarët, ata të cilëve u mohohen të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë dhe me Ligj. Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim e mbështesin fuqishëm reagimin e shoqatave kërçovare nën organizim të Shoqatës Kulturore Kërçova Zvicër kundër peticionit të Këshillit Kombëtar Maqedonas në Zvicër. Ne kërkojmë që institucionet shtetërore, në rastin konkret nga Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut që të mos ushqejnë, përkrahin dhe ndërmarrin veprime nga peticione të këtillë, të mos e thellojnë ndarjen në shtetin multietnik, ndryshe është dëshmuar se gjithçka maqedonase në shtetin e përbashkët është e dëmshme dhe pa të ardhme për vendin. Nëse jetoni në Zvicër, shikoni, mësoni dhe bartni përvojën e mirë të shtetit të përbashkët dhe dëshmoni se dëshironi që Maqedonia e Veriut mund të bëhet si Zvicra, por duke i respektuar shqiptarët. Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim 30 Qershor 2025

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Share this...
Përktheje - Translate »