Deprecated: Creation of dynamic property PageLayer::$from_header_to_footer is deprecated in /home/unionigo/public_html/wp-content/plugins/pagelayer/main/template.php on line 1048
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim me Kërkesë drejtuar institucioneve në RMV: Bëni lehtësime në pikën kufitare Tabanoc përpara kthimit të bashkatdhetarëve në Vendlindje – Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim me Kërkesë drejtuar institucioneve në RMV: Bëni lehtësime në pikën kufitare Tabanoc përpara kthimit të bashkatdhetarëve në Vendlindje
Share this...
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim me Kërkesë drejtuar institucioneve në RMV: Bëni lehtësime në pikën kufitare Tabanoc përpara kthimit të bashkatdhetarëve në Vendlindje
INFORMIM Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim me Kërkesë zyrtare iu drejtua institucioneve në Maqedoni të Veriut që të bëhen lehtësime në pikën kufitare Tabanoc përpara kthimit të bashkatdhetarëve në Vendlindje Të nderuar bashkatdhetarë, mërgatë e nderuar gostivarase, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim në vazhdimësi angazhohet dhe punon që të ofrohen sa më shumë shërbime dhe të bëhen lehtësime për mërgatën gostivarase dhe në përgjithësi për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, duke ofruar shumë informacione, duke bërë shumë kërkesa drejtuar institucioneve vendore me të vetmin qëllim që bashkatdhetarët të marrin shërbime në kohë dhe pa mundime. Dëshirojmë të ju informojmë se, duke u përballur çdo vit dhe çdo pushim, sidomos pushimet verore me pritjet e stërzgjatura nëpër kufij, në veçanti në kufirin Tabanoc – Preshevë, përpara rreth një muaji, me datë 19.05.2025, me një kërkesë zyrtare dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, iu drejtuam zëvendësministrit z. Astrit Isenit dhe nëpërmjet tij edhe të gjitha institucioneve vendore në RMV që të ndërmarrin hapa konkrete që të lehtësohet kthimi jonë në Vendlindje. Midis tjerash, në kërkesën e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim thuhet: “Kthimi jonë, sidomos në periudhën e verës është i vështirë dhe shumë i mundimshëm. Ne ballafaqohemi me pritje të gjata dhe burokraci të madhe, sidomos në kufirin me Serbinë - Maqedoninë e Veriut, madje edhe në vet kufirin e shtetit tonë”. Në përgjigjen nëpërmjet mesazhit të datës 13.06.2025 drejtuar Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, zëvendësministri Iseni thotë: “Mbas datës 23 të këtij muaji fillon One Stop Shop në Tabanoc, kështu që dukshëm do të lehtësohet ai vendkalim”, u përgjigj Astrit Iseni, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, madje e këshilloi MPB-në se si mund të ishte lehtësuar hyrja jonë në kufirin e Maqedonisë së Veriut, në Tabanoc. “Të shqyrtohet mundësia që të gjithë shtetasit, me qëllim që të mos presin në kufi, të hapet një Kontroll/Checking online që përpara nisjes për në Maqedoninë e Veriut, mërgimtarët të vet regjistrohen. Për shembull të shënohen të dhënat e personave dhe të dhënat e veturës. Kjo të mundësohet vetëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe me automatizëm për shtetasit që do të regjistrohen, të ketë minimum dy hyrje-dalje të veçanta që do të përdoren vetëm për këtë qëllim. Gjithashtu, një përvojë tjetër e mirë është se kur dalim ose futemi në Zvicër, policia zvicerane megjithëse qëndron vazhdimisht në kufi, prapë se prapë, nuk e kontrollon çdo veturë që del apo futet në Zvicër”, thuhet në kërkesën e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim dërguar zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Isenit. Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim 18 Qershor 2025

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Share this...
Përktheje - Translate »