E KAM HUMBUR PASAPORTËN DHE DUHET TË KTHEHEM NË VENDLINDJE.
Çfarë duhet të bëj?
Menjëherë rastin duhet ta paraqisni në stacionin policor më të afërt në vendin ku jetoni dhe do të merrni një Vërtetim,
pastaj CAKTONI sa më parë TERMIN në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bern dhe pajisuni me FLET-UDHËTIM
PËR TERMIN, shkruani në postën elektronike: bern@mfa.gov.mk
Dokumentet e nevojshme për të pajisur me FLET-UDHËTIM:
-Kopje të pasaportës së vjetër nëse keni, ose ndonjë dokument tjetër të Maqedonisë së Veriut
-Vërtetimi nga policia që pasaporta ju ka humbur
-Leja e qëndrimit në shtetin ku jeton (+kopje)
-Një fotografi
-Pagesa në Bankë ose me kartelë direkt në Ambasadë
-Kërkesë për Flet-Udhëtim e nënshkruar nga të dy prindërit (mund ta gjeni edhe në Ambasadë)
FLET-UDHËTIMI vlen 30-të ditë nga dita e lëshimit
për më tepër informacione, kontaktoni Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bern në e-mailin bern@mfa.gov.mk
