Deprecated: Creation of dynamic property PageLayer::$from_header_to_footer is deprecated in /home/unionigo/public_html/wp-content/plugins/pagelayer/main/template.php on line 1048
Atmosferë frymëzuese dhe vullnet për të kontribuuar me punë të dobishme për mërgatën shqiptare të Gostivarit – Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Atmosferë frymëzuese dhe vullnet për të kontribuuar me punë të dobishme për mërgatën shqiptare të Gostivarit
Share this...
Atmosferë frymëzuese dhe vullnet për të kontribuuar me punë të dobishme për mërgatën shqiptare të Gostivarit
Në një atmosferë frymëzuese dhe vullnet për të kontribuuar me punë të dobishme për mërgatën shqiptare të Gostivarit u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim. Llogaridhënia, transparenca, bashkëbisedimi i hapur, kritikat dhe vendimmarrja e përbashkët janë përditshmëri dhe pjesa më e rëndësishme e punës së kryesisë dhe anëtarëve të Unionit. Përpara një viti, në të njëjtin vend ku u themelua Unioni, bisedat dhe debatet ishin se çfarë mund të bëjmë bashkërisht, sot një vjet më pas u bisedua dhe raportua për të bëmat dhe aktivitetet e shumta që i ka ndërmarrë Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim. Mbledhja u mbajt në Effretikon të Cyrihut te IKD Debresh, vendi ku me 1 Qershor 2024-ës, u themelua Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim. Sot, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim e vërteton me punë qëllimin e themelimit, për tu shërbyer mërgimtarëve gostivaras, për ta mbrojtur interesin Kombëtar, për të përkrahur dhe promovuar bashkëqytetarët dhe bashkatdhetarët tanë. Në hollësi anëtarët e kuvendit u informuan për realizimin e aktiviteteve të parapara për vitin 2025, por edhe të shumë nismave tjera që i ka ndërmarr Unioni. Të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe të realizuara në gjashtë mujorin e parë të 2025-ës, por edhe tjerat që do të pasojnë deri në fund të vitit, janë kërkesë, nevojë, por dhe sjellin dobi për mërgatën e Gostivarit, por edhe të gjithë mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Me aktivitetet që i ndërmerr, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim qëllim kryesor e ka që të vihet në shërbim maksimal të mërgimtarët gostivarase, me qëllim që atyre tu lehtësohen shërbimet, sidomos ato administrative, të kursejnë nga koha e tyre, të marrin shërbim dhe shërbime duke i kursyer ata nga çdo gjë. Veçojmë aktivitetet e realizuara deri më sot: - Reagimi dhe alarmimi i vazhdueshëm i çështjes së Regjistrimit të vitit 2021 dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të na larguar nga numri i përgjithshëm i banorëve të komunës së Gostivarit dhe të Maqedonisë së Veriut. U raportua për të gjitha hapat që janë ndërmarr, reagimi publik, kërkesa drejtuar Këshillit Komunal, e deri të kërkesa drejtuar deputetëve të Gostivarit të kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të zgjedhurit dhe përfaqësuesit shqiptarë në qeverisje, duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të mos kaloj asnjë ligj që na ndanë neve si qytetarë të Maqedonisë së Veriut në Rezident dhe Jo Rezident. - Kërkesa aktivizimin e linkut për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur në portalin e Drejtorisë për Evidencë të Librave Amë, me qëllim që prindërit, pa mos humbur kohë, t’i regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur. - Kërkesa dhe informacioni drejtuar komunës së Gostivarit, i mundësisë për të përfituar çdo fëmijë gostivaras i lindur në vitin 2025 nga 6000 denar nga Komuna e Gostivarit. - Kërkesa drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme që të bëhen lehtësime në pikën kufitare Preshevë - Tabanoc, gjatë periudhës së kthimit të bashkatdhetarëve në Vendlindje, që të mos ballafaqohemi me pritjet e gjata nëpër kufi. - Turneu tradicional në futboll “Kupa e Gostivarit në Mërgim 2025” dhe përgatitjet për turneun e ardhshëm që do të mbahet me 07.02.2026, - Manifestimi i parë familjarë Gostivari në Mërgim feston festat e Nëntorit, i cili do të bëhet gjithashtu tradicional dhe këtë vit do të mbahet me 22.11.2025, në Wintethur. Ky manifestim do të pasurohet me aktivitete tjerë dhe do të ketë risi. - Koncerti në Piano me Leutrim Alijin të rinjtë pianistë gostivaras, Hana Tara Nuhiu, Vesa Selmonin dhe Gent Selimi. - Promovim i librave të Lirim Begzatit “I huaj në vend të huaj dhe në vendin tim...?! dhe Zvicra dhe ligjet e saj; shembuj konkret dhe këshilla praktike - Informacionet në hollësi të procedurave për pajisje me LETERNJOFTIME, nga letërnjoftimi i parë, rinovimi e deri të humbja e të drejtës për letërnjoftime. - Informacionet në lidhje procedurën dhe nevojën për të nxjerr Flet-Udhëtime qytetarët të cilëve u ka skaduar pasaporta për vete dhe fëmijët e tyre. Mesazhi dhe thirrja kryesor nga kjo mbledhje është çdo qytetar/e, gostivaras/e, shqiptar/e, t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në zyrat e vendit në Gostivar, të pajisen dhe t’i rinovojnë Letërnjoftimet, sepse me posedimin e letërnjoftimit, jemi QYTETARË të rregullt dhe të barabartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mund t'i shfrytëzojmë të gjitha të drejtat, shërbimet dhe mundësitë e një qytetari me Adresë dhe Vendbanim në Maqedoninë e Veriut. Një temë shumë e rëndësishme që u ngrit është edhe çështja e mësimit të gjuhës shqipe dhe angazhimit të mësuesve, e cila mundësohet dhe garantohet edhe me Ligjin për Arsim Fillor të Maqedonisë së Veriut. Në të ardhmen në bashkëpunim me shoqatat anëtare por edhe me mërgatën gostivarase do të punohet në drejt të hapjes së klasave me mësim në gjuhën shqipe dhe përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve në ndjekjen e mësimit të gjuhës amtare. U bisedua edhe për kërkesën e Shoqatës Kulturore Kërçova në Zvicër, që edhe Unioni Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim të del me një reagim kundër peticionit të Këshillit Kombëtar Maqedonas që “ambasada maqedonase në Bern tu kthehet maqedonasve”. Një kundër reagim me kërkesa tona do të pason ditëve në vazhdim sepse kur në pyetje është interesi Kombëtar, si shqiptarë jemi bashkë. Effretikon/ZH, me 14 Qershor 2025 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Share this...
Përktheje - Translate »