NJOFTIM
Pas pesë muaj pozicioni vakant i Këshillit të BL Forinë mer epilog.
Ashtu siç u propozua në kuvendin pas mbarimit të mandatit të Keshillit të BL Forine, që një situatë e tillë do të vazhdojë deri sa të paraqitet vullnetarë për ta përfaqësuar BL Forinë, e meqë vedni ynë nuk pati fatin që të përfaqësohet me këshilltarë të zgjedhur nga Zgjedhjet Lokale, me iniciativë dhe insistim të shoqatave përfaqësue të diasporës, në veçanti Shoqata Humanitare Forina – Zvicër, më në fund është dakorduar që BL Forinë të përfaqësohet nga kryetari i ri Refet Ejupi, i cili pas shumë diskutimeve me përfaqësuesit e diasporës shprehu gadishmërinë dhe sakrificën e tijë me qëllim të funksionimit të BL Forinë.
Në mënyrë solemne, më 31.12.2025 në mes të diskutimeve të frytshme, në prani të kryetarëve të Shoqata Humanitare Forina – Zvicer, Forina e.V. – Gjermani, Fondacioni Forinë – Austri, anëtarëve të mëpardhëm të Këshillit të BL Forinë, Krytari i mëparshëm Abil Idrizi i dorëzoi detyrën Kryetarit të ri Refet Ejupi duke i uruar shëndet dhe suksese në detyrën e tijë, duke i ofruar gadishmërinë e plotë për t’a ndihmuar në rrugëtimin e ri të tijë, pasi që gjithmonë do e ndjejmë obligim dhe krenari kontributin e çdokujt në të mirë të vendit tonë. Andaj apelojmë që çdokush që ka vullnet dhe ndjehet krenarë me vendin tonë t’i bashkangjitet ekipit në formim të Kryetarit të ri Refet Ejupi.
