Categories:
Me shqetësim të thellë kemi përcjellë situatën e vërshimeve që ka goditur fshatin tonë, duke shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi për shumë familje.
Në këto momente të vështira, Shoqata Humanitare “Forina” – Zvicër shpreh solidaritetin e plotë me të gjithë banorët e prekur. Forina ka kaluar sfida edhe më parë dhe gjithmonë ka treguar forcë, unitet dhe qëndrueshmëri, andaj Shoqata jonë do të angazhohet që, në koordinim me Bashkësine Lokale, të vlerësojë mundësitë konkrete për të ndihmuar rikthimin e situates ne normalitet si dhe të jemi pranë familjeve në nevojë që kanë pësuar dëme.
I bëjmë thirrje të gjithë bashkëfshatarëve dhe miqve të Forinës, kudo që ndodhen, të qëndrojmë të bashkuar dhe të kontribuojmë sipas mundësive tona. Në kohë të tilla, solidariteti dhe bashkimi janë forca jonë më e madhe.
Forina do ta kalojë edhe këtë sfidë.
Me respekt dhe solidaritet,
Shoqata Humanitare “Forina” – Zvicër
