unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Thirrje: PAJISUNI ME LETERNJOFTIME, VAZHDONI LETËRNJOFTIMET QË U KA KALUAR AFATI I VLEFSHMËRISË
Thirrje: PAJISUNI ME LETERNJOFTIME, VAZHDONI LETËRNJOFTIMET QË U KA KALUAR AFATI I VLEFSHMËRISË
THIRRJE

Të nderuar bashkatdhetarë gostivaras kudo që jeni,

PAJISUNI ME LETERNJOFTIME
VAZHDONI LETËRNJOFTIMET QË U KA KALUAR AFATI I VLEFSHMËRISË

Me posedimin e LETËRNJOFTIMIT, Ti, Ne, Ju, të gjithë automatikisht jemi
QYTETARË të rregullt dhe të barabartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mund t'i shfrytëzojmë të gjitha të drejtat, shërbimet dhe mundësitë e një qytetari me Adresë dhe Vendbanim në Maqedoninë e Veriut.

Letërnjoftimi është forcim i lidhjes tënde dhe lidhjes sonë me vendlindjen dhe me GOSTIVARIN tonë, është dokument vërtetësie i adresës sonë si banorë të Komunës së Gostivarit dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut!

MOS HARRO, BËJE LETËRNJOFTIMIN!
Përktheje - Translate »