Categories:

Bern – Zvicër, me 29 Janar 2025

 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, i njofton të gjithë familjet gostivarase që përkohësisht punojnë dhe jetojnë jashtë Gostivarit, në Mërgim, sidomos prindërit e fëmijëve të porsalindur nga 1 janari i 2025-ës, se kanë të drejt të barabartë si gjithë qytetarët, ta shfrytëzojnë të drejtën e njëhershme financiare prej 6000 denarëve për fëmijën e porsalindur, të cilën e ofron Komuna e Gostivarit.

 

Ne si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, duke u vënë në shërbim të mërgimtarëve dhe të interesuar për të shfrytëzuar gjërat që i takojnë edhe mërgatës, menjëherë

pas miratimit të vendimit, iu drejtuam me Kërkesë për Sqarim shtesë Komunës së Gostivarit.

Kjo është përgjigja zyrtare e të komunës së Gostivarit ndaj kërkesë për sqarim shtesë nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim:

 

Тë drejtë shfrytëzimi të të drejtës financiare për fëmijën e porsalindur kanë: Të gjithë prindërit të cilëve u ka lindur fëmijë nga 1 janari 2025 -, që kanë certifikatë lindje të fëmijës nga RMV-ja, kurse prindërit kanë vendbanim në Komunën e Gostivarit. Gjithashtu pagesa bëhet në bankat e Maqedonisë (Kërkohet xhirollogaria nga Maqedonia)”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Gostivarit.

 

Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, në lidhjen

https://gostivari.gov.mk/…/ploteso-formularin-per…, ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës e Maqedonisë së Veriut, letërnjoftimi i babait dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe si dhe numri i kontaktit.

 

Si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit, e përshëndesim këtë masë të propozuar nga kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe të miratuar nga Këshilli i Komunës së

 

Gostivarit, në seancën e datës 30 Dhjetor 2024.

 

Gëzon fakti që kjo masë është gjithëpërfshirëse, për të gjithë banorët e Komunës së Gostivarit.

.  

 

Related Posts

Shoqata Humanitare Forina – Zvicër publikon kuartalin e 1-r të anëtarësisë për vitin 2026
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q1 prej 01.01.2026
publikuar nga
Shoqata Rinia Reçanit: Në shenjë mirënjohje vizituam mësuesin Dilaver Kasamin
Sot, në shenjë mirënjohje vizituam mësuesin Dilaver Kasami, duke i
publikuar nga
Shoqata Tërnova: Punimet në rrugën drejt varrezave po i afrohen fundit
Punimet në rrugën drejt varrezave po i afrohen fundit. Aktualisht
publikuar nga