Categories:

Edhe vera e vitit 2026 ashtu si vitet e kaluara ishte e begatë dhe me shumë aktivitete në Gostivar dhe rrethinë të organizuara nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim dhe nga shoqatat gostivarase.

Në një prononcim për TV Globi, kryetari i Unionit, Kasam Selimi u shpreh Mirënjohës për gjithë shoqatat që çdo vit bëjnë organizime të ndryshme madhështore në Gostivar.

“Këto manifestim janë shumë të rëndësishme sepse janë vende ku njihemi, e forcojmë lidhjen tonë, marrim ide, frymëzohemi që edhe vitet tjera, të vijmë dhe të bëjmë diçka edhe më madhështore”, u shpreh kryetari, Kasam Selimi.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim organizoi edhe aktivitete të veta siç ishte aksioni për shpërndarjen e 6-të mijë litra Ujë për banorët e Gostivarit si dhe takimi i iniciuar me zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Mërgatë së Maqedonisë së Veriut.

Në Vendlindje, përveç organizimeve të shumta, siç janë manifestimet dhe takimet, shoqatat e Gostivarit gjithashtu bëjnë edhe shumë investime në infrastrukturë, si ndërtim të rrugëve, ujësjellës, mirëmbajtje të objekteve shkollore, objekteve tjera shoqërore por edhe kujdesi ndaj skamnorëve dhe personave në nevojë.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Gostivar, Korrik/Gusht 2026

https://www.facebook.com/reel/1602746104811119

Publikimet e fundit

Unioni i Gostivarit në Mërgim: Urime vitin e ri shkollor 2026/27, qoftë një vit i shënuar me shumë arritje për Ju!
  Në shumë kantone të Zvicrës, sot, me 10 Gusht
publikuar nga
Shoqata Humanitare f. Patalisht – Zvicër: Para disa ditësh kanë filluar punimet te Gurra
Të nderuar antarë dhe bashkëfshatarë, Para disa ditësh kanë filluar
publikuar nga