Categories:

 INFORMATË MË RËNDËSI

nga data 01.02.2026 në Maqedoni të Veriut fillon zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”

Të nderuar bashkatdhetarë, bashkëqytetarë të komunës së Gostivarit që përkohësisht jetoni dhe veproni jashtë vendit, 

Siç jeni në dijeni dhe të informuar, nga data 01.02.2026, në Maqedoni të Veriut fillon të zbatohet projekti “Qyteti i sigurt – Safe City”, ku në fazën e parë, përfshihen qytetet e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës dhe autostradat, janë vendosur kamera sigurie që detektojnë shkeljet në trafik. 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim vlerëson se është më rëndësi ta dini se,  për të gjithë veturat me targa të huaja që futen në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, do të bëhet regjistrimi i tabelave të secilës veturë dhe gjatë qëndrimit në RMV, në rast se keni bërë ndonjë kundërvajtje apo shkelje të rregullave të trafikut, gjatë daljes nga RMV, në pikën kufitare, do të ndaloheni dhe në bazë të ligjeve, do ta paguani gjobën/dënimin.

Ju bëjmë thirrje që gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut, të vozisni me kujdes dhe t’i respektoni rregullat e sinjalizimit rrugor.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim 

me 31 Janar 2026


 

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga