Categories:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Erdhën ditë që i madh e i vogël i pret me padurim – ditët e kthimit për në Vendlindje, ditët e çmalljes, ngrohtësisë me familjen, me të afërmit dhe me vendin.
Në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, ju dëshirojmë rrugë të mbarë dhe të lehtë.
Ju inkurajojmë që, gjatë qëndrimit tuaj në Gostivar:
• Regjistroni fëmijët: Nëse ju ka lindur një fëmijë jashtë vendit,
• Rinovoni dokumentet: Nëse nuk keni letërnjoftim apo ju ka skaduar afati i
vlefshmërisë, APLIKONI për dokumentet e reja!
Le ta forcojmë lidhjen tonë me atdheun tonë, Mirë u pafshim në Gostivar!
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
6 Korrik 2026