PROCEDURA E MARRJES SË CERTIFIKATËS SË LINDJES - INTERNACIONAL
ME POSTË - NËPËRMJET AMBASADËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË BERN
• Plotësoni kërkesën për lëshimin e certifikatës nga libri amzë
• Plotësoni lutjen drejtuar Ambasadës/Konsullatës së Përgjithshme në Bern (për nxjerrje të certifikatës së lindjes
• Paguani në postë taksën prej 24 Fr. (merrni vërtetim të pagesës)
• Kopje të pasaportës dhe leje qëndrimit (Ausweis-it)
• Mos harroni të merrni edhe një Zarf dhe pullë postare dhe lëreni të zbrazur, shënoni emrin dhe mbiemrin tuaj dhe adresën e banimit në Zvicër
Së bashku, dokumentet e lartshënuar (kërkesën, lutjen, vërtetimin e pagesës, kopjet e pasaportës dhe leje qëndrimit, zarfin e zbrazët me pullë postare), vendosni në Zarf dhe dërgoni në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut, në adresën Kirchenfeldstrasse 30, 3005 Bern.
Vini re: procedura e marrjes së Certifikatës zgjat, 3 deri në 6 javë
Për më tepër informacione, kontaktoni ambasadën e Maqedonisë së Veriut, në postën elektronike: bern@mfa.gov.mk
www.unionigostivaritmergim.com

