Categories:

THIRRJE
PRINDËRVE GOSTIVARAS, REGJISTRONI FËMIJËT TUAJ TË LINDUR NË MËRGIM NË ZYRAT E VENDIT NË GOSTIVAR!
PROCEDURA MË E SHPEJT E REGJISTRIMIT TË FËMIJËS SË LINDUR NË MËRGIM, DUKE AUTORIZUAR NJË TË AFËRM NË VENDLINDJE, PËR TA BËRË REGJISTRIMIN E FËMIJËS SUAJ NË ZYRAT E DREJTORISË PËR UDHËHEQJEN E LIBRAVE AMË NË GOSTIVAR.

PËR PRINDËRIT
– të dy prindërit
– shkoni në përfaqësinë
– diplomatike konsullore/ambasadën të RMV-së në shtetin ku jetoni
MERRNI ME VETE
– pasaportat, të dy prindërit
– certifikatën e lindjes nga shteti ku ka lindur fëmija
– një Kopje të pasaportës ose letërnjoftimit të të afërmit nga vendlindja

PËR PERSONIN E AUTORIZUAR
– shkon në zyrat rajonale të drejtorisë së për udhëheqjen e librave amë në Gostivar
– me autorizimin e lëshuar nga prindërit e fëmijës së lindur
– me certifikatën e lindjes nga shteti ku ka lindur fëmija

PAS PËRFUNDIMIT TË REGJISTRIMIT,
mund merrni dy CERTIKATA NGA LIBRI AMË I TË LINDURVE
– njëra për përdorim të brendshëm (RMV)
– njëra për përdorim të jashtëm (Ndërkombëtar/Internacional)
KJO PROCEDURË KURSEN NGA KOHA JUAJ E PUSHIMEVE DHE KONTRIBUON QË TË MOS NEGELET PA REGJISTRUAR ASNJË FËMIJË SHQIPTARË NGA GOSTIVARI.
Për çfarëdo ndihmese ose paqartësie, na kontaktoni në e-mailin zyrtar të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Bern, me 2 Shtator 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Shoqata Rinia Turçan i Madh: Ishte një takim i frytshëm me ide dhe diskutime të vlefshme për të ardhmen e fshatit
Puna ekipore dhe përkushtimi sjellin gjithmonë rezultate pozitive për fshatin
By
Ditë Konsullore në Frauenfeld – NJOFTIM MË RËNDËSI
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, në bashkëpunim
By
Njoftim: Shoqata Rinia Turçan i Madh me datë 18.04.2026 ju fton në mbledhje vjetore
Të Nderuar bashkfshatar,të Nderuar anëtar të Shoqatës,,RINIA” Turçan i madh,kemi
By