unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  LETËNJOFTIMET TANI EDHE ME PROCEDURË TË SHPEJT
LETËNJOFTIMET TANI EDHE ME PROCEDURË TË SHPEJT

Gostivar, me 26 Shtator 2024

 

LETËNJOFTIMET TANI EDHE ME PROCEDURË TË SHPEJT

ℹ️🪪Informacion më rëndësi për mërgimtarët gostivaras Të nderuar mërgimtarë gostivaras Tani keni mundësinë për ta ndërruar Letërnjoftimin edhe me Procedurë të shpejtë. - Letërnjoftimet me Procedurë të shpejt bëhen vetëm në rast të ndërrimit të Letërnjoftimit të vjetër (skadimit të afatit), me Letërnjoftim të ri, mund të merret për 48 orë dhe kushton 930 denar apo 15 euro. - Letërnjoftimin nuk mund ta ndëroni me procedurë të shpejt në rast gjatë kërkesës bëhet ndonjë ndryshim, si përshembull të adresës, mbimerit, ose ndryshimeve tjera, në këto raste mund të realizohet vetëm me procedurë normale, që zgjat disa ditë ose deri 2 javë. Me posedimin e LETËRNJOFTIMIT, ju automatikisht jeni QYTETAR i/e rregullt dhe i barabartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mund t'i shfrytëzoni të gjitha të drejtat, shërbimet dhe mundësitë e një qytetari me Adresë dhe Vendbanim në RMV. LETËNJOFTIMI ËSHTË DOKUMENT ZYRTAR ME TË CILEN TREGOHET IDENTITETI, SHTETËSIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, VENDBANIMI DHE ADRESA E QYTETARIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT. SECILI QYTETAR QË I KA MBUSHUR 18-TË VJEÇ, ËSHTË I OBLIGUAR TË KETË LETËNJOFTIM. LETËRNJOFTIM MUND T'I JEPET EDHE QYTETARIT QË I KA MBUSHUR 15-TË VJEÇ, ME KËRKESË TË TIJ/SAJ PERSONALE ME PËLQIM PARAPRAK TË PRINDËRVR, PËRFAQËSUESIT LIGJOR OSE KUJDESTARIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përktheje - Translate »