Categories:
Të nderuar bashkëfshatar,të nderuar Anëtar të Shoqatës „Rinia“ Turçan i Madh,ku do që jetoni dhe veproni në Europë apo në vendlindje kemi nderin të ju informojm se gjat mbledhjes së përgjithshme vjetore,që kishim javën e kaluar, e mbajtur më 18.04.26 e (shtunë) në Regensdorf të Cirihut Zvicër,si tema kryesore apo pika të rendit të ditës që u diskutuan dhe u morën vendime për të njejtat ishin kto:
•Hapja e mbledhjes.
•U raportua për të hyrat ,të dalurat dhe për buxhetin e Shoqatës.
•U diskutua rreth çështjes së pagesës JO të rregullt të antarsis së antarëve në Gjermani,Itali dhe Vendlindje.
•Unanimisht u vendos që edhe këtë vit të kemi takim të përbashkët me të gjith bashkatdhetarët në Vendlindje.
•Nga Ana e Kryesisë të pranishmit u informuan gjërësisht rreth përfundimit të Projekteve dhe punëve të kryera në fshat,gjat vitit të kaluar dhe tre mujorin e parë të këtij viti.
•U dha sqarim rreth aktiviteteve dhe projekteve të realizuara nga ana e Unionit të Shoqatave të Gostivarit në Mërgim,në interes dhe dobi të mërgatës Gostivarase dhe Mërgimtarëve të RMV në përgjithsi.
•Njëzëri u vendos që Shoqata jonë vazhdon të jetë pjes e Unionit të Shoqatave të Gostivarit në mërgim,poashtu edhe Përfaqsuesi i Shoqatës sonë në Union ngel i pandryshueshëm.
•Nga anëtarët që ishin prezent u kry edhe pagesa e antarsisë së Shoqatës për vitin 2026.
Edhe këtë vit,fokusi kryesor është promovimi i bashkëpunimit ndërmjet bashkëfshatarëve, institucioneve dhe donatorëve, me qëllim realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fshatit. Këto përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës lokale, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e aktiviteteve kulturore , fetare dhe sportive, si dhe mbështetjen e të rinjve në iniciativat e tyre.
Ne besojmë se ndryshimi fillon nga vetë banorët, prandaj , inkurajojmë pjesëmarrjen aktive të çdo banori në vendimmarrje dhe në aktivitetet e përbashkëta, duke krijuar një ndjenjë përgjegjësie për të gjithë.
-U bëjm thirje të gjith antarëve të Shoqatës të cilët për arsye të ndryshme nuk e kan kry pagesën e antarsis për vitin e kaluar poashtu edhe për kët vit ta kryejn të njejtën.
Ju falemenderojm të gjithve për besimin,përkrahjen dhe kontributin.
