Categories:
KOMUNIKATË
Të nderuar anëtar,
Me prezencë solide të anëtarëve u mbajt Mbledhja e Kuvendit në xhaminë në Frauenfeld.
Në këtë mbledhje u prezantua buxheti, si dhe aktivitetet për vitin 2025. Kuvendi miratoi vazhdimin e aktiviteteve edhe për vitin 2026, përfshirë ndihmat mujore për familjet në nevojë në Forinë.
Gjithashtu, u miratuan projektet për pastrimin e Rudinës dhe menaxhimin me situatën e deponisve, si dhe projekti për rregullimin e shtratit të lumit Vardar në pjesën më kritike, e cila shkaktoi vërshimete fundit. Këto projekte do të realizohen në bashkëpunim me Bashkësinë Lokale, pasi te perpilohet plan i detajuar operativ.
U bë edhe prezantimi i përbërjes së re të Kryesisë së Shoqatës dhe i Kryesisë së Bashkësisë Lokale Forinë.
Në përfundim, u organizua një drekë e përbashkët nga vullnetarët.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve.



