Categories:

Sot, me datë 26.07.2026, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e realizoi aksionin për shpërndarjen ujit për banorët e komunës së Gostivarit.

U shpërndanë 6000 mijë litra ujë në 600 bidonë/tuba.

Aksioni u realizua afër pazarit/tregut të madh në Gostivar, me qëllim që të përfshihen edhe vendbanimet dhe lagjet pak më të largëta nga pjesa qendrore e qytetit.

Si gjithmonë dhe si gjithherë, edhe me këtë aksion, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim dëshmoi se kur bëhet fjalë për Gostivarin jemi bashkë dhe nuk rijmë duarkryq.

Jemi të vetëdijshëm se me këtë aksion nuk do ta zgjidhim problemin me ujin në Gostivar, por dëshmojmë se jemi krahë i Gostivarit dhe i vëllezërve tanë në këto ditë të vështirë të mungesës se gjëjes elementare, ujit për pije.

Për realizimin e aksionit, falënderojmë ekipin e Unionit, shoqatat anëtare, vullnetarët dhe donatorët.

E falënderojmë edhe ekipin e TV Globit që e ndoqi aksionin e Unionit.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Gostivar, me 26 Korrik 2026

 

Publikimet e fundit