Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tanushë të Gostivarit, në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, i kujtojmë, Komandantin e Brigadës 116-të UÇK-së, Tahir Sinanin dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hisë Fazliun, Naser Ademin, Hyrë Eminin dhe Brahim Ademin.
Në homazhet e organizuara te varrezat nga ish bashkëluftëtarët e dëshmorëve Hisë Fazliut dhe Naser Ademit, morën pjesë edhe përfaqësues nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.
29 Korriku i vitit 2001, është një ditë dhimbje kombëtare, por edhe ditë e ri-bashkimit të tokave shqiptare nëpërmjet gjakut të Dëshmorëve në Bjeshkët e Korabit.
Lavdi dëshmorëve!
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Gostivar, me 29 Korrik 2026

