Categories:
Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim i mirëpriti në takim në Gostivar, Zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Mërgatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatlum Jusufin dhe bashkëpunëtorin nga ky institucion, Nusret Kovaçin.
Ky takim i iniciuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim kishte për qëllim vendosjen e bashkëpunimit me institucionin më ure lidhës në Maqedoninë Veriut që drejtpërdrejtë merret me mërgatën, siç është Agjencia e Mërgatës.
Për punën e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, foli kryetari Kasam Selimi i cili tha se kjo formë e organizimit të Unionit, është unifikim i veçantë dhe se aktiviteti i Unionit është shumë funksional që ekskluzivisht merret me dhe për nevojat e  mërgatës.
U dorëzuan edhe kërkesat konkrete që i ka Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, e para për hapjen e Konsullatës së RMV-së në Cyrih, si kërkesë urgjente duke e ditur se një numër i madh i mërgatës jeton në kantonet St.Gallen, Thurgau, Cyrih, Schaffhausen, malltretohen dhe humbin shumë kohë për të ardhë në ambasadën në Bern.
U ri konfirmua edhe kërkesa shumë e rëndësishme dhe domethënëse që tu mundësohet mërgatës të aplikojnë dhe të pajisen me Letërnjoftime në përfaqësitë Diplomatike.
Këto kërkesa veçse janë dërguar direkt në institucionet përkatëse në Qeveri dhe MPB, për të cilat drejtori Jusufi u njoftua dhe u zotua se do të informohet në hollësi dhe do të angazhohet për realizmin e tyre.
Secila Kërkesë e adresuar e Unionit, nënkupton më tepër vëmendje të shtetit ndaj mërgatës, me shumë lehtësime administrative, digjitalizim të shërbimeve dhe shërbime më afër bashkatdhetarëve.
Rëndësi të veçantë iu kushtua edhe organizimit të mësimit gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgatës, nëpërmjet ndjekjes së mësimit Online që e organizon Agjencia e Mërgatës si dhe pajisja me materiale edukativo-arsimore në gjuhën shqipe.
Gjithashtu, u kërkua respektim i përfaqësimit dhe angazhimit të kuadrit shqiptarë në përfaqësitë diplomatike të RMV-së si dhe përdorimi i plotë të gjuhës shqipe, me qëllim që bashkatdhetarët tanë të marrin shërbime në gjuhën amtare.
Të dyja palët u dakorduan në thellim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Në shenjë falënderimi për vizitën në Gostivar, në emër të Unionit, drejtorit Jusufi dhe bashkëpunëtorit të tij, Kovaçi iu ndanë dhurata me simbolin e qytetit, Kullën e Sahatit.
Ndërkaq, si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e lidhjes me vendlindjen, përkushtimin ndaj atdheut dhe promovimin e vlerave të mërgatës shqiptare, e pranuam Mirënjohjen nga zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi si dhe disa materiale shkollore, libra, abetare, lektura dhe materiale tjera.
Në takimin me zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Mërgatës, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, u përfaqësua nga kryetari Kasam Selimi, Sekretari, Hekurim Islami, Arkëtari, Ilir Tairi, anëtari i Kuvendit, Kujtim Mersini dhe Arben Memedi.
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Gostivar, me 31 Korrik 2026
 

Publikimet e fundit

LAVDI DËSHMORËVE TË UÇK-SË NË TANUSHË TË GOSTIVARIT
Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve Ushtrisë
publikuar nga
UJË ME ❤️ PËR GOSTIVARIN NGA UNIONI I GOSTIVARIT
Sot, me datë 26.07.2026, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit
publikuar nga
AKSION PËR SHPËRNDARJEN E UJIT, me zemër nga Unioni i Gostivarit
AKSION PËR SHPËRNDARJEN E UJIT Me nga Unioni i Gostivarit
publikuar nga
Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga