Në shumë kantone të Zvicrës, sot, me 10 Gusht 2026, filloi viti i ri shkollor 2026/27.
Për shumë fëmijë të bashkatdhetarëve dhe bashkëqytetarëve tanë nga Gostivari që jetojnë në Zvicër, sot, gjithashtu është dita e parë e shkollës, për një pjesë është vazhdimësi, e ndërkaq për disa viti i fundit shkollor.
Në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, të gjithë nxënësve gostivaras, ua urojmë vitin e ri shkollor 2026/27, duke u dëshiruar shëndet, mbarësi dhe një vit shkollor të shënuar me plotë suksese dhe arritje.
Arritjet tuaja u bëfshin dobiprurëse për shoqërinë, na bëfshi gjithmonë Krenar!
Ju bëjmë thirrje që t’i dërgoni fëmijët tuaj edhe në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, që organizohet në shumë shkolla në Zvicër.
Mbarësi dhe suksese!
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
10 Gusht 2026