Categories:

Gostivari në Mërgim Feston manifestimi unikues për festat ditës së alfabetit dhe ditës së flamurit


Falë IDESË dhe QËLLIMIT për UNIFKIM dhe Bashkëpunim të nisur nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim me shoqatat gostivarase në Mërgim dhe vet mërgatën gostivarase, me 23 Nëntor 2024, në Winterthur Töss u realizua manifestimi i parë familjar Gostivari në Mërgim Feston diten e alfabetit dhe diten e flamurit.


Pjesëmarrja masive e mbi 400 mërgimtarëve gostivaras, ishte Nder dhe Përgjigje e fuqishme për Unionin e Shoqatave Shqiptare të Gostivarit më Mërgim, por edhe për aktivistët apo vullnetarët e shoqatave, Shoqata Strajani Bashkuar, Shoqata Humanitare Rinia Reçanit, Shoqata Humanitare Fshati Patalisht-ch, Shoqata Tërnova, Shoqata Humanitare Forina – Zvicer, Shoqata Rinia Turçan i Madh, Shoqata humanitare Diaspora „Simnicë“, Shoqata, Bamirëse Vepro Ndihmo, Shoqata E Diasporës Sërmnova, Shoqata Baftir Jakupi Llapushnik të cilët ndihmuan dhe kontribuuan për bashkërealizimin e këtij manifestimi Historik.


Programi u madhështua nga artistët gostivaras, Hava Bekteshi e cila enkas erdhi nga Hamburgu i Gjermanisë, Ardit Bexheti nga Gostivari jonë i bukur, por edhe nga këngëtarët gostivaras në Zvicër, Kujtim Akiku, Teki Zulfija, Eliza Zeqiri të shoqëruar nga Sint, Gjeni Morina, për befasi edhe nga violinisiti gostivaras në Zvicër, Xhevat Mislimi, kurse për zërimin u kujdes Ziber Dibra.


Valltarët e Ansmablit Trojet nga Winterthur-i i bashkuan trojet me Gostivarin, duke e pasuruar programin e duke i dhënë vlerë manifestimit.


“Ky manifestim u bë me vullnetin dhe dëshirën e vet mërgatës gostivarase, nga vet mërgimtarët e Gostivarit, me mundin dhe sakrificën e vet mërgimtarëve, për mërgimtarët e Gostivarit”, tha në fjalimin e tij kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, Kasam Selimi.


Përveç përkushtimit të kryesisë, ndihmësve nga shoqatat, artistëve, një kontribut të madh kanë dhënë edhe dhjetëra Sponsorë të manifestimit, të cilët u bënë ndihmë e madhe e realizimit të manifestimit Gostivari në Mërgim Feston 2024, të cilët dëshirojmë t’i falënderojmë përzemërsisht.

I menduar dhe realizuar nga vet mërgimtarët, Gostivari në Mërgim Feston po bëhet i veçant edhe për faktin se në këtë Manifestim, të gjithë ishin të barabartë.


Si Kryesi e Unionit, u dhuruam Mirënjohje aristëve dhe shoqatave anëtare dhe përkrahëse të manifestimit.


Pas turneut në Futboll, Kupa e Gostivarit në Mërgim që u mbajt me 27.01.2024 në Weinfelden/TG, manifestimi Gostivari në Mërgim Feston ishte takimi i dytë më i madh mërgimtarëve gostivaras në vitin 2024 dhe në përgjithësi.


Winterthur, me 23 Nëntor 2024


Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga