Categories:

Të nderuar vëllezër e motra gostivaras,

 

Me datë 1 Shtator 2025, në Vjenë, në Austrinë e Poshtme (Niederösterreich) dhe në Burgenland dhe me 8 Shtator 2025 në pjesët tjera të Austrisë fillon viti i ri shkollor 2025/2026.

 

Austria është ndër shtet e rralla që fëmijëve shqiptarë përveç mësimit të rregullt në gjermanisht, ua jep mundësinë që ta ndjekin edhe mësimin e gjuhës së parë, respektivisht gjuhën e familjes së vet, pra të gjuhës shqipe.

 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ju inkurajon që t’i REGJISTRONI FËMIJËT tuaj për ta mësuar gjuhën shqipe në bankat shkollore krahas gjuhëve tjera.

 

Shfrytëzojeni këtë mundësi shumë të mirë dhe të artë!

1. Regjistroni fëmijën në formularin e bashkëngjitur

2. Dërgojani këtë informacion dhe këto formulare edhe ndonjë bashkëqytetari apo bashkëkombësi që edhe ai/ajo ta regjistrojeni fëmijën e tij/saj në gjuhën shqipe

 

Bëja dhuratë mësimin e gjuhës shqipe në shkollë fëmijës!

 

Formularët e regjistrimit mund t’i shkarkoni në linkun e mëposhtëm!

 

https://www.schule-mehrsprachig.at/…/Albanisch…

 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

 

31 Gusht 2025

 

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga