Categories:

 

Miratohen Raporti i Punës për vitin 2024 dhe programi vjetor për vitin 2025, Kuvendi i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim u takua në Frauenfeld


Frauenfeld, me 19 Janar 2025


Kryesia së bashku me kuvendin e Unionit të Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, të dielën me 19 Janar 2025, në Lora Klub në Frauenfeld të kantonit të Thurgau-t, e mbajti mbledhjen e parë të vitit 2025 dhe 5-tën me radhë.


Kuvendarët pasi paraprakisht e kishin në shqyrtim Raportin e Punës për vitin 2024 të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, të njëjtin e pranuan, pa asnjë vërejtje dhe plotësim. 


Raporti i Punës përfshinte aktivitetin e ndërmarrë nga Unioni në vitin 2024, si realizimi i aktiviteteve, nismave dhe informacioneve më interes të mërgatës shqiptare gostivarase dhe interes Kombëtar, përkujtimi dhe shënimi i datave të rëndësishme kombëtare dhe fetare, konsolidimit të Unionit, raporti financiar, përkrahja etj. 


Një nga pikat e rëndësishme të kësaj Mbledhje, ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i programit vjetor të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për vitin 2025. 


Përpara kuvendarëve, Propozim programin vjetor të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit  në Mërgim për vitin 2025, e paraqiti kryetari i Unionit, Kasam Selimi, një Program i interesit të përgjithshëm të mërgatës së Gostivarit. 


Në këtë pikë të rendit të ditës, në secilën Propozim Aktivitet, veç e veç u dhanë sqarime për rëndësinë e realizimit të këtyre aktiviteteve dhe kishte mendime për, kundër dhe të përmbajtur. 


Disa nga kuvendarët përcollën vërejtjet e shoqatave të tyre në pjesën nëse Unioni merret me politik apo politizohet, por arsyetimi i pjesës më të madhe të kuvendarëve ishte se Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, ka dëshmuar se politika nuk ka qasje te Unioni dhe se kërkesat e Unionit, janë interes i vet mërgatës së Gostivarit dhe interes Kombëtar. 


Se Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim nuk merret me politikë dhe se gjëja e vetme me çfarë merret Unioni është interesi i mërgatës së Gostivarit, kjo është dëshmuar në çdo rast dhe aktivitet që e ka ndërmarr Unioni. Qoftë përfaqësuesit e shoqatave, por edhe vet mërgata e Gostivarit janë dëshmitarë të kësaj.  


Pas diskutimeve rreth 11-të propozimeve, kuvendarët miratuan 9-të propozime, një Propozim u pa e arsyeshme që ndoshta në të ardhmen të realizohet, ndërkaq një propozim nuk u pranua. 


Dy prej aktiviteteve të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, si turneu Kupa e Gostivarit në Mërgim 2025 dhe çështja e Regjistrimit të vitit 2021, me mosnjohjen dhe heqjen e mërgimtarëve nga numri i përgjithshëm i banorëve të komunës së Gostivarit, janë në rrjedhë e sipër. 


Në pikën e rendit të ditës sa i përket turneut në futboll të vogël, Kupa e Gostivarit në Mërgim 2025, që do të mbahet me datë 22.02.2025. Në hollësi u dhanë informacione se deri ku janë përgatitjet e turneut, u ndan detyra, 


Gjithashtu, pas sqarimeve paraprake, u konfirmuan vet largimet e dy anëtarëve të kuvendit të Unionit, të cilët i falënderojmë për kontributin e deritanishëm. Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ngelet i hapur për tu bashkuar për mërgimtarët shqiptarë të Gostivarit dhe shoqatat gostivarase, të cilët e pranojnë të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë në interesin e përgjithshëm të mërgimtarëve të Gostivarit dhe të vet Gostivarit, në pajtim me statutin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim. 


Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga