Categories:
Të dielën me 18.01.2026, në Regensdorf të Cyrihut, u mbajt mbledhja vjetore e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim.

U prezantua raporti i punës dhe raporti financiari i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për vitin 2025 dhe pa asnjë vërejtje u miratua nga anëtarët e kuvendit të Unionit. 

Në punën një vjeçare, Unioni rritet dhe forcohet në çdo aspekt. 

Gjatë vitit 2025, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim bashkë me shoqatat anëtare dhe me bashkatdhetarët tanë gostivaras, ka ndërmarr, realizuar dhe ka bërë shumë aktivitete të rëndësishme dhe të dobishme për bashkatdhetarët dhe bashkëqytetarët tanë gostivaras, duke veçuar turneun e futbollit, manifestimin për festat kombëtare të nëntorit, koncertin në piano dhe promovimin e librave, dhjetëra informacione të rëndësishme administrative, dhjetëra kërkesa, lutje, ankesa, shumë shërbime direkte për mërgatën. 

Të gjitha punët e bëra, janë bërë pa asnjë ngarkesë materiale qoftë për shoqatat anëtare, por edhe për vet mërgatën gostivarase, falë ndihmësve, mbështetësve, sponsorëve dhe donatorëve të Unionit. 

Me një debat të hapur, me shkëmbim të mendimeve dhe ideve, duke analizuar dhe diskutuar për secilën pikë të propozuar, me argumente dhe kundër argumente, u Miratua PROGRAMI VJETOR i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për vitin 2026. Janë paraparë dhe planifikuar të realizohen shumë aktivitete të rëndësishme, tradicionale por edhe me shumë risi. 

Çdo vit, bashkë do të realizojmë edhe më shumë, bashkë do të bëjmë çmos për të arritur në realizmin e synimeve tona me Unionin. Në Mbledhje në gjerësi u bisedua edhe për turneun në futboll të vogël, Kupa e Gostivarit në Mërgim 2026, që do të mbahet me datë 7 Shkurt, turneun e 3-të me radhë, i cili do t’i tuboj dhjetëra shoqata e qindra gostivaras nga shumë pjesë të Zvicrës, nga Gostivari por edhe vende tjera të Evropës. 

Në fund, e falënderojmë bashkëqytetarin tonë, pronarin e Klubit Vardari në Regensdorf, Naxhi Mustafin njëherësh edhe anëtari i kuvendit të Unionit që na e mundësoi që ta realizojmë mbledhjen në hapësirat e lokalit të tij. 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim 

Regensdorf, me 18 Janar 2026

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga