Categories:
Urime muaji i shenjtë i Ramazanit – muaji i agjërimit, Të nderuar bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër gostivaras kudo që jeni,
Në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, ju urojmë për muajin e shenjtë të agjërimit.
Sjelltë ky muaj shëndet dhe begati te ju dhe familjet tuaja, midis nesh u forcoftë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në të mirën e përgjithshme! Ju dëshirojmë Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!
Paqe dhe Respekt! nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
18 Shkurt 2026
