Categories:
Një javë më parë, disa vendbanime të Komunës së Gostivarit u përfshinë nga vërshimet që shkaktuan dëme dhe pasojat e mëdha.

Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim shpreh solidarizimin me familjet dhe banorët e vendbanimeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Si një nga vendbanimet më të prekura dhe me më shumë dëme të vlerësuara, është fshati Forinë.

Të vetëdijshëm se vetëm të bashkuar, duke i qëndruar pranë dhe duke e ndihmuar njëri-tjetrin, mund t’i kalojmë sfidat dhe vështirësitë, u bëjmë thirrje të gjithëve bamirësve gostivaras dhe më gjerë që, tu dalin në ndihmë familjeve të dëmtuara nga vërshimet në komunën e Gostivarit, e ndërkaq në rastin e fshatit Forinë, kontributin dhe kontaktin tuaj ta bëni nëpërmjet Shoqata Humanitare Forina – Zvicer, e cila në koordinim me Bashkësinë Lokale do të angazhohet, të vlerësojë mundësitë konkrete për të ndihmuar rikthimin e situatës ne normalitet si dhe do të jenë pranë familjeve në nevojë që kanë pësuar dëme.

Në kohë të tilla, solidariteti dhe bashkimi janë forca jonë më e madhe.

Në shenjë përkrahje dhe solidarizimi!

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

24 Shkurt 2026



    

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga