Categories:
E dashur mërgatë gostivarase, Në emër të Unionit të Shoqatave shqiptare të Gostivarit në Mërgim, përzemërsisht falënderojmë çdo gostivaras, çdo familje gostivarase që qoftë edhe një ditë, një javë apo edhe më shumë ditë të kësaj periudhe të pushimeve verore, ishit dhe ishim në Gostivarin tonë. Urojmë ky qëndrim në Gostivar të na frymëzoj dhe ta forcoj lidhjen tonë edhe më shumë me vendin tonë, me vendin e prindërve dhe të parëve tonë. Falënderojmë edhe shoqatat gostivrase që veprojnë në mërgim, të cilët edhe këtë vit organizuan shumë aktivitete dhe manifestime në vendbanime të ndryshme të Gostivarit, gjithashtu realizuan dhe promovuan edhe projekte zhvillimore në Gostivar dhe rrethinë. Për një pjesë të madhe, pushimet kanë përfunduar dhe sërish duhet të merret rruga e mërgimit, ju që akoma jeni në Gostivar, kënaquni dhe shfrytëzojeni në maksimum. Ju urojmë rrugë të mbarë, të keni shëndet, mbarësi dhe fillim të mbarë të keni në familjet tuaja. Mirë u takofshim në aktivitetet tona të përbashkëta si gostivaras që do t’i realizojmë në mërgim, si turneun në Futboll, Kupa e Gostivarit në Mërgim 2025, por edhe aktivitete tjera që së shpejti do t’i bëjmë publike. Do Zoti, për ndonjërin nga Ne dhe Ju, të ndodh e të kthehemi për të jetuar dhe kontribuuar në Gostivar. Bern, me 9 Gusht 2024 Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim  

Publikimet e fundit

Gostivar, me gjakun tënd u mbrojt dhe u ngrit flamuri Kombëtar
Njëzet e nëntë vjet më parë, në mbrojtje të flamurit
publikuar nga
Për herë të parë, me 30.07.2026, do të mbahet manifestimi Strajani i Bashkuar
Strajani yn i dashur dhe me shum yje atje ku
publikuar nga
Shoqata Humanitare Forina – Zvicër: Lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026 deri 30.06.2026.
Të nderuar anëtar lista e anëtarsis kuartali Q2 prej 01.03.2026
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia e Reçanit: 𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈!
𝑴𝑰𝑹𝑬̈ 𝑺𝑬 𝑽𝑰𝑵𝑰 𝑵𝑬̈ 𝑺𝑯𝑻𝑬̈𝑷𝑰, 𝑻𝑬̈ 𝑫𝑨𝑺𝑯𝑼𝑹 𝑴𝑬̈𝑹𝑮𝑰𝑴𝑻𝑨𝑹𝑬̈! Rrugët e
publikuar nga
Rruga e zemrës na çon në Gostivar, le ta forcojmë lidhjen me atdheun tonë
Të nderuar bashkatdhetarë, Erdhën ditë që i madh e i
publikuar nga
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit: Vazhduam me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore dhe jetimat
Qershor 2026 Gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave vazhduam
publikuar nga