Categories:
| Të nderuar miq, ju njoftojmë se në Shoqatën Humanitare Rinia Reçanit arritën të tubohen 164 dele si dhe 8 lopë.
Sipas kërkesave të kontribuesve, shpërndarja e mishit është bërë në këtë mënyrë: • disa kurbana janë dhuruar komplet, • një pjesë e mirë e kurbanave u janë dhuruar familjarëve, • si dhe pjesa e ngelur e kurbanave u është shpërndarë familjeve në nevojë dhe jetimave.
Në mënyrë që çdonjërit t’ia dërgojmë amanetin në vend, aktivistët e shoqatës nga dita e parë deri sot vazhdimisht kanë shpërndarë mish.
Për çdo pakënaqësi ju lutem na shënoni.
|
Zoti u’a pranoftë të gjithëve kurbanat si dhe JU FALEMINDERIT për besimin tuaj !











