unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Turneu Kupa e Gostivarit në Mërgim 2026 do të mbahet me 07.02.2026, në Wettingen të Kantonit të Aargau-t
Turneu Kupa e Gostivarit në Mërgim 2026 do të mbahet me 07.02.2026, në Wettingen të Kantonit të Aargau-t
E nderuara mërgatë e Gostivarit,
Të nderuara shoqata anëtare të Unionit dhe shoqata tjera të Gostivarit në Mërgim,
Të dashur futbolldashës,
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim me kënaqësi Ju informon se tashmë zyrtarisht është caktuar data dhe vendi i turneut të 3-të në Futboll.
Turneu Kupa e Gostivarit në Mërgim 2026, do të mbahet me 07.02.2026, në sallën sportive Tägi në Wettingen të Kantonit të Aargau-ut.
Në emër të kryesisë së Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, shfrytëzojmë rastin që tani t’i ftojmë të gjitha shoqatat e Gostivarit që veprojnë në Mërgim, në numër sa më të madh të marrin pjesë në turneun unifikuese të mërgatës së Gostivarit.
Me respekt,
Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Përktheje - Translate »