Mosha më e re për aplikimin për letërnjoftim sipas Ligjit për dokumenta personale
është 15 vjeç dhe dokumentet që nevojiten janë:
Kërkesë me shkrim për Letërnjoftim,
Fletëpagesë në bankë, postë ose me kartelë elektronike direkt tek nëpunësi,
pagesa mund të bëhet me procedurë të shpejtë ose normale,
Çertifikatë e lindjes së aplikuesit dhe prezenca e të dy prindërve,
ose njërit prindër i cili me vete pos letërnjoftimit ose pasaportës personale,
duhet të ketë edhe Çertifikatë të kurorëzimit e cila është më e re se 6 muaj,
nëse personi që aplikon është nën 18 vjet,
nëse është mbi 18 vjet atëherë vetëm Çertifikatë e lindjes, kërkesa për aplikim dhe
fletëpagesa.
MOS HARRO, BËJE LETËRNJOFTIMIN!
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
1 Qershor 2025

