Deprecated: Creation of dynamic property PageLayer::$from_header_to_footer is deprecated in /home/unionigo/public_html/wp-content/plugins/pagelayer/main/template.php on line 1048
Ditë festive në Patalisht, shtrohet drekë e përbashkët dhe përurohet projekti i pushimores te Gurra – Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e shoqatave gostivarase  »  Ditë festive në Patalisht, shtrohet drekë e përbashkët dhe përurohet projekti i pushimores te Gurra
Share this...
Ditë festive në Patalisht, shtrohet drekë e përbashkët dhe përurohet projekti i pushimores te Gurra

Në organizim të Shoqatës Humanitare të mërgimtarëve të fshatit Patalisht, u mbajt mbledhja dhe dreka e përbashkët me bashkëfshatarët e Patalishtit.


Takimi i patalishtasve u bë festiv pasi filloi me valle tradicionale me zurle dhe tupana.


Përpara anëtarëve dhe bashkëfshatarëve foli Naxhi Mustafi, kryetari i Shoqatës së mërgimtarëve të fshatit Patalisht, duke raportuar në hollësi për projektin kryesor të realizuar në vitin 2025, pushimorja te Gurra, por edhe për investimet tjera që i ka bërë shoqata gjatë këtik viti, e që deri më tani


Falë kontributit të shoqatës, anëtarëve, bashkëfshatarëve dhe donatorëve brenda një viti nga 01.08.2024 e deri me 02.08.2025, investimet në fshatin Patalisht arrijnë shumën e mbi 33 mijë frangave.


"Falë iniciativës së shoqatës, bashkëpunimit dhe mbështetjes suaj, të juve anëtarëve, si dhe të donatorëve, SOT E PROMOVOJMË një nga projektet më të rëndësishme që e kemi ndërtuar bashkë viteve të fundit, rregullimi i pushimores këtu te Gurra. Nga sot, ky vend nuk do të jetë vetëm një vend - pushimore për banorët e Patalishtit, por, gjithashtu do të jetë një atraksion turistik në malësi të Gostivarit, për Gostivarin dhe më gjërë. Ky projekt kap vleren e investimit prej 23600 Frangave. Faleminderit gjithsecilit që kontribuoi, financoi, ndihmoi, punoi për ta ndërtuar GURRËN", tha në fjalën e tij drejtuar bashkëfshtarëve të tij, Naxhi Mustafi, kryetar i Shoqatës Humanitare të mërgimtarëve të fshatit Patalisht.

"Ju ftoi bashkërisht ta ruajmë dhe mirëmbajmë Gurrën, të mos lejojmë ta dëmtojnë punën tonë të përbashkët, që me shumë sakrificë e kemi bërë. FALEMINDERIT dhe ta gëzojmë", tha në fund të fjalimit të tij, Naxhi Mustafi.


"Falënderojmë të gjithë që keni kontribuuar. Ju ftoj të gjithë të jemi afër dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, kështu mund të ecim përpara. Shoqata ka edhe 3 përfaqësues në Vendlindje. Tani e tutje, kush ka ndonjë ide, ndonjë Projekt për fshatin Patalisht, prej sot adresën do ta kenë te këta tre vet dhe këta tre vet do të komunikojnë me kryesinë në Zvicër dhe do të merren vendime", tha Hatip Alili.


Në promovim morën pjesë edhe anëtarë të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, Kasam Selimi dhe Emrli Fazliu.


"Ju përgëzoj për punën e bërë. Shoqata e fshatit Patalisht është një nga kontribuesit e mëdhenj në Unionin e Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim. Duhet ta dini se shoqata juaj edhe kontribues i shumë aktiviteteve çfarë Ne (Unioni) i bëjmë atje në Mërgim, sidomos në Zvicër. Ne u shërbejmë bashkëatdhetarëve, i shërbejmë njëri-tjetrit, jemi të bashkuar", tha Kasam Selimi, Kryetar i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim. 


Ai u bëri thirrje patalishtasve që dy gjërave tu japin rëndësi, regjistrimit të fëmijëve të porsalindur dhe letërnjoftimeve.


Në fund të ditës festive, për të gjithë të pranishmit, u shtrua drekë e përbashkët.


Patalisht, 02.08.2025

Share this...
Përktheje - Translate »