Deprecated: Creation of dynamic property PageLayer::$from_header_to_footer is deprecated in /home/unionigo/public_html/wp-content/plugins/pagelayer/main/template.php on line 1048
DEKLARATË: Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivari në Mërgim i fton të gjithë palët e përfshira në procesin zgjedhor, bëhuni bashkë dhe jepni zhvillim komunës dhe vendbanimeve tona – Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  DEKLARATË: Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivari në Mërgim i fton të gjithë palët e përfshira në procesin zgjedhor, bëhuni bashkë dhe jepni zhvillim komunës dhe vendbanimeve tona
Share this...
DEKLARATË: Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivari në Mërgim i fton të gjithë palët e përfshira në procesin zgjedhor, bëhuni bashkë dhe jepni zhvillim komunës dhe vendbanimeve tona

DEKLARATË

 

 

Çdo proces, çdo zhvillim dhe lëvizje që ndodh dhe do të ndodh në Gostivarin tonë, është shumë i rëndësishëm për Ne bashkëqytetarët, pa marr parasysh se ku jemi. Lidhja jonë me Gostivarin dhe vendlindjen, është e përditshme, është e përhershme.

 

 

Me datë 19.10.2025, në Komunën e Gostivarit u zhvilluan zgjedhjet lokale.

 

 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim i përgëzon qytetarët për kontributin e dhënë, që ky proces zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe në frymën demokratike.

 

 

E vlerësojmë edhe garën zgjedhore të kandidatëve shqiptarë për kryetar komune dhe kontributin e tyre dhe i urojmë për rezultatin e arritur.

Gjithashtu, këshilltarëve të zgjedhur komunal, u dëshirojmë shëndet dhe suksese, duke uruar që në mandatin e ri të mbizotëroje uniteti dhe bashkëveprimi në të mirë të komunës dhe qytetarëve, duke mos harruar që gjatë mandatit të ri të kërkojnë të përmirësohet padrejtësia me uljen e numrit të këshilltarëve, me -8 këshilltarë më pak.

 

 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivari në Mërgim shprehin respektin për secilin kandidat/e për kryetar apo këshilltarë komunal, e respekton vendimin e qytetarëve të Gostivarit, sepse qytetarët janë më të rëndësishëm se çdokush tjetër.

Gostivari është komunë shumë rëndësishme, jo vetëm për Ne banorët e kësaj komune, por edhe për vet shtetin dhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

 

 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivari në Mërgim i fton të gjithë palët e përfshira në procesin zgjedhor të vihen në shërbim të zhvillimit të komunës, bashkërisht ta respektojnë vendimin e popullit të treguar në zgjedhjet e 19-të tetorit dhe bashkërisht të punojnë që Gostivari të mos humbë asnjë ditë dhe asnjë muaj, për tu shndërruar komunë të përparuar dhe moderuar.

 

 

Besimin për ta udhëhequr komunën e Gostivarit e ka dhe e jep qytetari dhe qytetarët e Gostivarit dhe ky besim nuk merret dhe as nuk jepet nga askush tjetër, prandaj bëhuni bashkë dhe jepni zhvillim komunës dhe vendbanimeve tona, pa humbur kohë, mos lejoni të eksperimentohet me komunën tonë nga jashtë Gostivarit.

 

 

Për Gostivarin dhe gostivarasit, dëgjofshim vetëm të mira!

 

 

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

 

 

24 Tetor 2025

 

Share this...
Përktheje - Translate »