Drejtuar: Kryetarit të Komunës së Gostivarit,
z. Valbon Limanit
TELEGRAM URIMI
I nderuar Kryetar, z. Limani,
Ju sapo e keni nisur mandatin tuaj si Kryetar i komunës së Gostivarit, i zgjedhur në Zgjedhjet Lokale të 11 janarit dhe për këtë qëllim, në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, ju dëshirojmë një mandat suksesshëm në krye të komunës sonë.
Siç e dini, Gostivari ka një numër të madh të bashkatdhetarëve, ka një mërgatë të rëndësishme dhe të fuqishme e cila ka dhënë, jep dhe do të jep një përkrahje të madhe në zhvillimin e Gostivarit dhe vendbanimeve tona.
Ne jemi të vetëdijshëm se sfidat, nevojat dhe punët që duhet realizohen në çdo vendbanim të Gostivarit janë të mëdha, por gjithashtu edhe nevoja për më tepër kujdes ndaj bashkatdhetarëve dhe bashkëqytetarëve – mërgatës është domosdoshmëri e kohës që sa vjen e rritet.
z. Kryetar,
Meqenëse është fillimi i mandatit tuaj, Ne ju inkurajojmë që bashkë me Këshillin Komunal dhe kryetarin z. Valdet Xhaferin, institucionet tjera lokale dhe qendrore, të punoni në përditshmëri e të qëndroni më afër nesh, të bëni dhe të ofroni më shumë shërbime më shumë lehtësime, që e rëndësishmja është që trajtim institucional të jetë në nivelin e duhur dhe jo përjashtues.
Ne në Unionin e Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim e njohim shumë mirë rëndësinë dhe dobitë e unifikimit dhe zëshëm themi se forca jonë është veç bashkimi dhe bashkëpunimi, prandaj në interes të Gostivarit, të qytetarëve të saj, bashkërisht jemi të gatshëm të bëjmë shumë gjëra të mrekullueshme.
Vlerësojmë dhe jemi të bindur se ka ardhur koha për më shumë vëmendje institucionale dhe përkushtim më të madh për Ne si pjesë të çmuar dhe e pandarë e popullsisë, që kudo që shkon, Gostivarin e ka në zemër.
Ju dëshirojmë punë të mbarë dhe me respekt,
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
me 27 Janar 2026
