unionigostivaritmergim@gmail.com
Bern, Zvicër
UNIONI I SHOQATAVE SHQIPTARE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
Ballina » Aktivitetet e Unionit  »  Mbledhje e përbashkët e grupit nismëtar për themelimin e Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, me shoqatat e Gostivarit në Mërgim
Mbledhje e përbashkët e grupit nismëtar për themelimin e Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, me shoqatat e Gostivarit në Mërgim
Si të bashkëveprojmë dhe të bashkëpunojmë si gostivaras dhe si shoqata gostivarase, në këtë fyrmë u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët e grupit nismëtar për themelimin e Shoqatës së Mërgimtarëve Shqiptarë nga Gostivari, me shoqatat e Gostivarit në Mërgim.
Në mbledhjen e mbajtur në IKD Debresh në Effretikon të Cyrihut, e thirrur nga grupi nismëtar, morën pjesë kryetarë/përfaqësues nga 15-të shoqata të Gostivarit në Zvicër.
Për arsye të angazhimeve të tyre private, në mbledhje munguan përfaqësues nga katër shoqata/vendbanime tjera të Gostivarit, që paraprakisht u shprehen Për këtë nismë.
Në fillim u dha sqarime se përse themelohet shoqata, u prezantuan aktivitete që janë realizuar deri më tani nga grupi (vendsoja e kontakteve me shoqatat, turneu i futbollit, hapja e kontos së shoqatës, hapja e grupeve për kontakt dhe informimit të mërgatës gostivarase)
U prezantua statuti i shoqatës, u diskutua për rolin e shoqatave ekzisuese të vendbanimeve të Gostivarit në Zvicër që do ta kenë në shoqatën në themelim e sipër.
Vendimet nga kjo Mbledhje e përbashkët janë:
- Emri do të jetë UNIONI I SHOQATAVE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM
- Grupi nismëtar ngelet funksional deri në mbledhjen e ardhshme.
- Shoqatat gostivarase të caktojnë nga një përfaqësues që do të jenë pjesë e Unionit
- Si Organ i ri i shoqatës bëhet edhe Këshilli i Shoqatave.
- Kryesia e Unionit të Shoqatave të Gostivarit në Mërgim të zgjidhet në mbledhjen që u caktua me 18.05.2024, në vendin e njëjtë, në IKD Debresh.
- Pjesë e kryesisë së ngushtë do të jenë secili përfaqësues i shoqatës. Kryesia do të zgjidhet nga vet ata.
- Secila shoqatë të jep vërejtjet dhe sygjerimet e veta për sa i takon Statutit. Në mbledhjen e radhës duhet të jetë gati statuti i ri. Pra, statuti i ri, do të përpilohet në koordinim me shoqatat e Gostivarit.
NË EMRIN TONË, FALEMINDERIT IKD Debresh që na mundësuan mbajtjen e mbledhjes në hapësirat e tyre, në kushte jashtëzakonisht të mira, me mikpritje vëllazërore.
Effretikon/ZH, me 9 Mars 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përktheje - Translate »