E dashur mërgatë gostivarase,
Në emër të Unionit të Shoqatave shqiptare të Gostivarit në Mërgim, përzemërsisht falënderojmë çdo gostivaras, çdo familje gostivarase që qoftë edhe një ditë, një javë apo edhe më shumë ditë të kësaj periudhe të pushimeve verore, ishit dhe ishim në Gostivarin tonë.
Urojmë ky qëndrim në Gostivar të na frymëzoj dhe ta forcoj lidhjen tonë edhe më shumë me vendin tonë, me vendin e prindërve dhe të parëve tonë.
Falënderojmë edhe shoqatat gostivrase që veprojnë në mërgim, të cilët edhe këtë vit organizuan shumë aktivitete dhe manifestime në vendbanime të ndryshme të Gostivarit, gjithashtu realizuan dhe promovuan edhe projekte zhvillimore në Gostivar dhe rrethinë.
Për një pjesë të madhe, pushimet kanë përfunduar dhe sërish duhet të merret rruga e mërgimit, ju që akoma jeni në Gostivar, kënaquni dhe shfrytëzojeni në maksimum.
Ju urojmë rrugë të mbarë, të keni shëndet, mbarësi dhe fillim të mbarë të keni në familjet tuaja.
Mirë u takofshim në aktivitetet tona të përbashkëta si gostivaras që do t’i realizojmë në mërgim, si turneun në Futboll, Kupa e Gostivarit në Mërgim 2025, por edhe aktivitete tjera që së shpejti do t’i bëjmë publike.
Do Zoti, për ndonjërin nga Ne dhe Ju, të ndodh e të kthehemi për të jetuar dhe kontribuuar në Gostivar.
Bern, me 9 Gusht 2024
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim