Gjatë takimit të parë të mbajtur me shoqatat e Gostivarit në Mërgim, me 9 Mars 2024, në Effretikon të Cyrihut, kisha nderin që atë kohë (si grup nismëtarë) të ndaja edhe Mirënjohje për 16-të shoqatat pjesëmarrëse në turneun e parë të gostivarasve, Kupa e Gostivarit në Mërgim 2024 dhe Shoqatën Sharri në Zvicër.
Për shoqatat që nuk kishin përfaqësues të pranishëm, mirënjohjet do të do të dorëzohen në të ardhmen.
Turneu Kupa e Gostivarit në Mërgim nisi me këmbë të mbarë dhe u bë shkak i unifikimit të mërgatës gostivarase, i turneut të ardhshëm Kupa e Gostivarit në Mërgim 2025, i themelimit të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim si dhe i aktiviteteve tjera që do të pasojnë në vazhdim.
Edhe njëherë, falënderojmë gjitha shoqatat që morën pjesë në turneun Kupa e Gostivarit në Mërgim 2024.
Për shtypjen e gjitha mirënjohjeve falas, e falënderojmë publikisht Xhaminë Ikre në Bern dhe kryetarin, Armin Braimin.
Me nderime,
Kasam Selimi
Kryetar i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim