Me datë 5 shkurt 2023, në lokalet e klubit Arsimi në Regensdorf të Cyrihut, u mbajt takimi i parë i mërgimtarëve nga Gostivari në Zvicër.
Me pëlqim të të gjithë të pranishmëve është ndërmarr nisma për themelimin e shoqatës së mërgimtarëve nga Gostivari në Zvicër.
Kjo shoqatë, do të jetë e pavarur nga çdo shoqatë apo organizim tjetër, me qëllim dhe mision për të qenë gjjthëpërfshirës për gostivarasit që jetojnë në Zvicër.
Gjithashtu u vendos edhe për hapat dhe aktivitet e rradhës:
- gjithë të pranishmit të jenë pjesë e grupit punues të shoqatës deri në mbajten e një mbledhje tjetër, ku do të zgjidhet kryesia e shoqatës. Me grupin punues u Vendos të Udhëheq, Kasam Selimi.
- u propozuan disa emra të mundshëm të shoqatës, si Mërgimtarët e Gostivarit, Unioni i Shoqatave të Gostivarit në Zvicër, Gostivari në Mërgim, Gostivari i bashkuar, Shoqata gostivarase në Mërgim. Për emrin përfundimtar do të vendoset pasi të merret një mendim publik, nëpërmjet anketave në rrjetet sociale,
- të përgatitet statuti, në bazë të cilës do të funksionoje shoqata,
- të krijohet logo e shoqatës, duke kërkuar përkrahje nga artistët gostivaras,
- të vendoset kontakt me të gjitha shoqatat e vendbanimeve të Gostivarit në Mërgim, në veçanti në Zvicër dhe të informohen për themelimin e shoqatës dhe të ftohen për bashkëpunim,
- në një të ardhme të afërt, të mbahet turneu i parë i futbollit i gostivarasve në Zvicër, që do të shërbente si formë afrimi dhe njohje midis gostivarasve,