Për herë të parë, në organizim të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, me 23.11.2024, në Winterthur të Zvicrës do të mbahet manifestimi familjar, GOSTIVARI NË MËRGIM FESTON 22 nëntorin, ditën e alfabetit dhe 28 nëntorin, ditën e flamurit.
Ditëve në vazhdim do të pasojnë informacione më të hollësishme rreth programit për këto festa kombëtare, që u diskutua dhe u vendos në mbledhjen kryesisë së Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, të mbajtur të shtunën me 14.09.2024, në Embrach të Cyrihut.
Embrach/ZH, me 14 Shtator 2024
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim
Shoqata Tërnova
Shoqata E Diasporës Sërmnova
Shoqata Humanitare Fshati Patalisht-ch
Shoqata Humanitare Rinia Reçanit
Shoqata Humanitare Forina - Zvicer
Shoqata Rinia Turçan i Madh
Shoqata Vepro Ndihmo
Shoqata Baftir Jakupi, Llapushnik